Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Aplikimet për azil, gjysma e shqiptarëve u refuzuan përfundimisht në 2018-n

09:48 / April 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azil kthehen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse Shqipëria është klasifikuar si vend i sigurt i origjinës mbetet në 25 vendet me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Në raport me popullsinë, Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve, edhe pse kanë një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre.

Eurostat publikoi sot se mbi 300 mijë azilkërkues kanë përfituar mbrojtje në një nga shtetet e BE-së, ku 35% e tyre ishin sirianë. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të njohjes së kërkesës së tyre për azil që herën e parë, me vetëm 8%, duke kaluar vetëm Gjeorgjinë me një normë prej 5%.

Për vitin 2018, kanë marrë refuzimin përfundimtar 10715 aplikues shqiptarë për azil dhe vetëm 1340 morën një përgjigje pozitive për vendimin e tyre. Megjithatë numri i refuzimeve nuk përkon me numrin e aplikimeve të vitit korrespondent, pasi dhënia e një përgjigje përfundimtare për aplikimin mund të zgjasë me tepër se 12 muaj.

Prej 2011-s janë refuzuar gjithsej 99,710 aplikime të shqiptarëve në një nga vendet e BE-së. Numri më i lartë i refuzimeve ishte në 2016 ku 34 mijë azilkërkues morën përgjigjen përfundimtare se kërkesa e tyre nuk pranohet. Në dy vitet e fundit, 2017 dhe 2018, numri i refuzimeve ka qenë në rënie, sikurse dhe aplikimet (shiko grafikun më poshtë).

Në total në 2018-n aplikuan 19,025 shqiptarë për azil. Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte.

Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë./Monitor

aplikimet per azil dhe refuzimet

azil
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.