Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aplikimet për kartë ID do bëhen me rradhë, ja grafika për 3 muajt e ardhshëm

09:36 / September 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Karte Identiteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti 2019 shënon dhe vitin e parë të skadimit të kartave të identetit, dokumenti biometrik që për shqiptarët nisi të aplikohej dhjetë vite me parë.

Duke parë fluksin e aplikimeve dhe që njerëzit të mos presin në radhë, zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se aplikimi do të bëhet me grafikë. Për shembull, ata që 10 vite më parë e kanë marrë kartën e identitetit në periudhën janar-prill do të aplikojnë në muajin tetor, ata që kanë marrë ID-në në muajt maj-gusht do të aplikojnë në nëntor dhe në dhjetor pjesa tjetër.

Sipas zv.ministres, kjo ndarje, duhet respektuar pasi përndryshe, shtetasit që kapërcejnë afatet, do të mund të aplikojnë vetëm në janar 2020.

“Më vjen mirë që sot ndodhemi këtu, pra në zyrat e ADISA-s të Njësisë 6, bashkë me Blerinën dhe Adriatikun. Ajo çfarë shoh është pikërisht fluksi i madh i njerëzve, nëse do të shohim postet e aplikimit të Aleat-it. Pra fluksi është i madh, njerëzit vijojnë të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Kemi menduar, në mënyrë që të rregullojmë fluksin, – i cili patjetër në muajin dhjetor do të jetë i lartë, pasi kemi përveç kartave të identitetit edhe pasaportat biometrike, – të bëjmë një ndarje në fasha të qytetarëve për aplikim. Do të thotë u bëj thirrje qytetarëve, të cilëve u skadon karta në periudhën janar-prill, të vijnë të aplikojnë brenda muajit tetor. Qytetarët nga maji deri në gusht duhet të aplikojnë në muajin nëntor dhe, nga shtatori deri në dhjetor, do të aplikojnë në muajin dhjetor. Këtë ndarje në fasha ne e kemi bërë që të shmangim fluksin, që qytetarët të marrin shërbimin në kohë. Por më lejoni të them, ju lutem zbatojeni këtë rregull që ne kemi vënë për të pasur ju një shërbim më të mirë, por edhe të mos penalizoheni se më pas do të duhet të prisni muajin janar për të aplikuar për të marrë dokumentin e identifikimit,”, -tha Zv.ministrja Voda.

Parlamenti zgjati afatin e vlefshmërisë dokumenteve që skadonin brenda 2019-ës me qëllim që t’u lehtësonte qytetarëve kryerjen e shërbimeve dhe për shkak të procesit zgjedhor të këtij viti. Tashmë çdo shtetas gjendet para mundësisë të aplikojë në kohë për të marrë dokumentin e ri të identitetit, qoftë ID apo pasaportë biometrike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.