Ambasada amerikane ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për studentët e gazetarisë. Në njoftim thuhet se ‘nëse je student gazetarie, komunikimi apo dege të ngjashme që dëshiron të luftojë korrupsionin, apliko tani në Laboratorin e Gazetarisë Investigative’, ku shpjegon si duhet të procedoni.
Postim i Ambasadës Amerikane
Nëse je student gazetarie, komunikimi apo dege të ngjashme që dëshiron të luftojë korrupsionin, apliko tani në Laboratorin e Gazetarisë Investigative. Ju do të shkruani raportime investiguese mbi çështje të rëndësishme në Shqipëri dhe do të merrni trajnim mbi gazetarinë nga ekspertë shqiptarë dhe profesorë të shquar gazetarie nga Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/3cVmID6
