Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Apple bën paralajmërimin e fortë: Nëse përdorni një iPhone, azhornoni pajisjen tuaj menjëherë

13:08 / January 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
14.4 on iPhone 12 feature 2 780x439 1 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët e sigurisë shpesh thonë se siguria absolute nuk ekziston kur bëhet fjalë për teknologjinë. Sigurisht, gjithmonë ekziston mundësia që dikush t’ju hakojë, të depërtojë në kompjuterin tuaj ose në celularin tuaj, të vjedhë të dhënat tuaja dhe të ngjashme.

Sidoqoftë, disa pajisje janë më të sigurta se të tjerat, dhe kjo është saktësisht ajo që mund të thuhet për telefonat Apple kur krahasohen me ato që mundësohen nga Android.

Sidoqoftë, kjo ende nuk do të thotë se është e pamundur t’i “depërtosh” ato. Një lajm i ri i keq për pronarët e pajisjeve mobile me “mollën” vjen nga Apple. Ata informuan përdoruesit e tyre se azhurnimi i ri (iOS 14.4) vjen me rregullime sigurie për tre dobësitë e sigurisë që “mund të shfrytëzohen tashmë në mënyrë aktive”.

Për pyetjet e shumta nga mediat e huaja, nuk u mor asnjë përgjigje konkrete se cilat janë këto lëshime dhe si mund të përdoren, dhe nuk dihet se sa nga përdoruesit e tyre janë të rrezikuar. Dihet vetëm se si Apple u paralajmërua për dobësitë e sigurisë nga një studiues anonim, i cili pritet të marrë një shpërblim.

Të metat u gjetën në WebKit, i cili është një motor shfletuesi i përdorur nga Safari, si dhe në Kernel, një nga pjesët themelore të sistemit operativ. Pra, ndërsa ka shumë të panjohura për dobësitë dhe sulmet, një gjë është e qartë – nëse përdorni iPhone dhe iPad, rekomandohet që ta azhurnoni softuerin në versionin më të fundit të iOS 14.4 sa më shpejt të jetë e mundur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

iPhone 18 mund të kushtojë 100 dollarë më shumë/ Rritja e memories shtyn çmimet lart

19:21 / August 25, 2026

ChatGPT për adoleshentët përballet me kritika: Ekspertët ngrenë pikëpyetje për masat e sigurisë

14:39 / August 25, 2026

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.