Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arben Ahmetaj flet për herë të parë për largimin nga qeveria: Nuk kam frikë nga SPAK, unë dhe PS jemi një!

20:43 / October 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmetaj rama e1664360038915
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në reagimin e parë për mediat pas largimit nga kabineti qeveritar, Arben Ahmetaj thotë se vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, e priti me kënaqësi.

Madje largimin e radhës edhe nga detyra drejtuese brenda partisë, pasi në korrik u shkarkua nga zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi.

“Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re”- ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarja Mema , nëse zhveshja e tij nga çdo funksion qeveritar dhe partiak nënkupton një distancim të mazhorancës qeverisëse, Arben Ahmetaj tha se ai dhe Partia Socialiste janë një.

“Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetëm telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrehin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrehin, shton Ahmetaj”- shton Ahmetaj.

Në intervistën për Vizion Plus, ish numri dy i qeverisë e përjashtoi mundësinë se mos mbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me aferën korruptive të inceneratorëve.

“Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim, çfarë kë ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti?”- tha ai.

Gazetarja: Për aq kohë sa LSI dhe Partia Demokratike në akuzat e tyre ju kanë përmendur emrin tuaj.

“Emrin, kanë përmendur edhe tëndin, edhe të të gjithëve. Unë nuk dua t’ia di se kush e përmend emrin tim, nuk është se më emocionon ndonjë gjë. Është çështje që është në diskutim në institucionet përkatëse. Ju doni të bashkoni pika që nuk ekzistojnë.”- përfundoi Ahmetaj.

Ish ministër i Financave dhe Ekonomisë, më pas njeriut që iu besua Rindërtimi dhe numri dy i qeverisë, sot Arben Ahmetaj është një deputet i thjeshtë.

Arben Ahmetaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.