Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut ka sot ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte urimi romantik për Arianën e tij, nënën e katër fëmijëve.
Ermali ka postuar një foto ku shfaqet Ariana bashkë me 4 fëmijët e tyre, i cili e ka uruar dhe madje e ka falenderuar për 4 yjet që i ka dhuruar.
“Urime ditelindjen zemra jem i bofsh edhe 100 bashkë me krejt tmirat në jetë . Faleminderit që mi ke dhuru 4 yje. Të duam shume. Babi, Arti, Buna, Era edhe Ana”, ka shkruar Ermali.
