Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Armand Duka mesazh trajnerit Sylvinho: Shqiptarët duan të qëndrojnë në Gjermani deri më 14 korrik

12:47 / May 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka grassroots panel meeting tirana 1 1536x1024 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duke folur nga mbledhja e Asamblesë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh fillimisht se futbolli këtë vit i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë.

“Futbolli ka dhënë krenari për të gjithë shqiptarët në botë këtë vit, kemi zhvilluar sfida spektakolare. Skuadra kombëtare ishte e papërmbajtshme dhe zhvilloi ndeshje të shkëlqyera në grupin kualifikues të EURO 2024”-tha fillimisht ai.

Më tej, ai i uroi Egnatian për fitoren e titullit kampion të Shqipërisë, si dhe theksoi se skema e “Final4” rezultoi e suksesshme.

“Aplikimi i skemës “Final4” rezultoi i suksesshëm, urime klubit të Egnatias për fitoren e titullit”-u shpreh Duka.

Duka foli edhe për aplikimin për organizmin e Europianit 2027 për U-21 së bashku me Serbinë, duke theksuar se diçka e tillë ka për t’i shërbyer edhe Kosovës.

“Organizimi i Europianit U-21 është diçka e madhe dhe shanset për të fituar të vetëm këtë organizimi për të thënë të drejtën ishin të vogla.

Organizimi i Europianit U-21 është me interes për vendin, pasi e fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që organizojnë më së mirë. Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës”-shtoi Duka.

Në fund, kreu i FSHF-së e mbylli fjalën e tij duke u uruar suksese klubeve shqiptare në arenën e europiane dhe në veçanti Kombëtares në EURO 2024, si dhe i dërgoi mesazh trajnerit të “kuqezinjve”, Sylvinhos duke i kërkuar që ta zgjasin sa më shumë rrugëtimin në Europianin e Gjermanisë.

“Suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Tiranës në arenën europiane si dhe suksese skuadrës sonë Kombëtare në EURO 2024, si dhe dua t’i them, trajnerit Sylvinho dhe skuadrës që këtë vit shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 korrik”-përfundoi fjalën e tij Duka.

Armand Duka Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vllaznia kërkon përmbysjen në Letoni, Balaj: Jemi këtu për fitore, nuk duam një gjyqtar si në Elbasan

21:40 / July 16, 2025

Modriç: Milani, zgjedhja e duhur

16:52 / July 16, 2025

Himni i ri zyrtar i FIFA-s/ Koncerti finales, Robbie Williams dhe Laura Pausini përpara 82.500 spektatorëve në “MetLife”

14:55 / July 13, 2025

Sulmuesi tremb të kuqtë, por Partizanit i buzëqesh Isgandarli

11:20 / July 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.