Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Armando Broja “violinë e parë”, sulmuesi i dha përgjigjet e duhura Sylvinhos

19:57 / March 26, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 armandobroja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armando Broja bëri Armando Brojën edhe pse Kombëtarja humbi 1-0 kundër Suedisë. 77 minuta në fushë për sulmuesin e Chelsea të huazuar te Fulham i dhanë përgjigje Sylvinhos se për kuqezinjtë është një luks i madh lënia e tij në stol, aq më keq të mendohet se 22-vjeçari do jetë jashtë Evropianit për shkak se nuk ka marrë minutat e duhura në Premier League.

“Dirigjenti” i Kombëtares, Sylvinho pas ndeshjes në Stockholm tha se Broja është një pikë referimi në sulm dhe për këtë shkak pritet që djaloshi të ketë rolin kryesor në “ansamblin” e Gjermanisë, duke qenë një zgjedhje e parë në fazën e avancuar.

I fortë në dyluftime, driblues dhe i qartë në lojën një për një, Broja ia doli të shënonte, por për fat të keq disa centimetra më shumë e nxorën jashtë loje, teksa u pengua edhe në zonë për një penallti të mundshme që nuk u fërshëllye nga arbitri.

Paçka humbjes kundër Suedisë, Kombëtarja fitoi sërish Brojën, sulmuesin që luante minutat e para pas një kohe të gjatë me kuqezinjtë, kjo për shkak të lëndimit.

Broja sulmuesi violine e pare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.