Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Armenia kërkon mbledhje urgjente të OKB-së për Karabakun, frikë për konflikt të madh

21:51 / August 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3735
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armenia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbajë një takim urgjent lidhur me përkeqësimin e situatës në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Ky rajon në Azerbajxhan është i banuar kryesisht me armenë etnikë.

Në letrën dërguar më 11 gusht te presidenti i Këshillit të Sigurimit, ambasadori armen në OKB, Mher Margarian, tha se banorët e Nagorno-Karabakut “janë në prag të një katastrofe të plotë humanitare”.

Si Armenia, ashtu edhe autoritetet separatiste në Nagorno-Karabak kanë thënë se Azerbajxhani ka bllokuar qasjen në këtë rajon që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke rezultuar në mungesë të furnizimeve me ushqim, ilaçe dhe energji.

Tensionet u përshkallëzuan më tej pasi në qershor Azerbajxhani ashpërsoi bllokadën duke vendosur një pikë-kontrolli në rrugën që njihet si Korridori i Laçinit. Kjo është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e shkëputur. Azerbajxhani pretendoi se “disa lloje kontrabandash” ishin zbuluar në makinat e Kryqit të Kuq që vinin nga Armenia.

Duke iu referuar bllokadës, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, tha më 11 gusht se ndalimi i dërgesave me ndihmë humanitare përbën “gjenocid”.

Pashinian po ashtu paralajmëroi Azerbajxhanin kundër asaj që ai e quajti “anulim të mundësisë historike për paqe” mes dy shteteve në Kaukazin Jugor.

Azerbajxhani mohon se po bllokon Nagorno-Karabakun dhe ka ofruar rrugë alternative për dërgesat përmes qytetit Agdam, që gjendet në veri të rajonit dhe kontrollohet nga Bakuja.

Megjithatë, Qeveria separatiste e Nagorno-Karabakut e ka refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bllokada e Korridorit Laçin nga Azerbajxhani përbën shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020. Kjo marrëveshje, që u ndërmjetësua nga Moska, parasheh një rrugë të gjerë prej pesë kilometrash, që duhet të kontrollohet nga paqeruajtësit rusë.

Një grup i ekspertëve të OKB-së lëshoi një deklaratë më 7 gusht duke shprehur alarmin lidhur me bllokadën që Azerbajxhani ka vendosur në Korridorin e Laçinit. Ekspertët thanë se kjo bllokadë ka çuar në krizë të rëndë humanitare në Nagorno-Karabak.

“Me heqje e bllokadës, autoritetet [e Azerbajxhanit] mund të lehtësojnë vuajtjen e mijëra banorëve në Nagorno-Karabak dhe të lejojnë dërgimin e papenguar të ndihmës humanitare për popullatën civile”, thanë ekspertët. “Është thelbësore që të ofrohet siguria, dinjiteti dhe mirëqenia e të gjithë persona gjatë kësaj kohe kritike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kosovë/ Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së: Largohem nga posti, jo nga partia

15:13 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.