Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar ministren e Drejtësisë, një ditë pas arrestimeve të ish zyrtarëve të partisë që drejton, dhe zyrtarëve të kësaj ministrie.
Kryemadhi tha se Etilda Gjonaj po shantazhin gjyqtarët dhe prokurorët për të arrestuar punonjësit. Ajo zbuloi dhe faktin se Gjonaj ka lidhje familjare me kreun e shtetit Ilir Meta dhe kjo ka qenë arsyeja që sipas kryetares së LSI-së nuk e ka sulmuar.
“Shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të arrestuar punonjës të drejtësisë, vetëm kështu do i largojë nga ministria, se me gjyq janë kthyer të gjithë në punë. Gabimisht ka futur në këtë listë dhe motrën e Sekretares së Përgjithshme të njeriut të saj, apo shumë të tjerë, bashkëshortë deputetesh këtu në sallë që janë të Partisë Socialiste, a e ka luftë përsonale të saj apo nga budallallëku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh se është kushërira e një lidhje familjare të Ilir Metës, po po i bëj me dije që nuk ka asnjë lloj mënyrë që mund ta mbrojë ministren e Drejtësisë duke shantazhuar”, tha Kryemadhi.
