Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Arrestimi i Kokës/ Rama: S’ka punë me PS, inceneratorët kanë shpëtuar qytetet

21:26 / December 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramarama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar pak ditë më parë për dosjen e inceneratorëve.

“Në momentin kur drejtësia i kërkon hesap dikujt nga ne, ai duhet të marrë avokat dhe të përballet me drejtësinë. Ne nuk jemi zyrë avokatie. Çështjet me drejtësinë janë individuale dhe jo çështje partiake. Sa kohë ballafaqimi me drejtësinë vazhdon, ai që thirret në ballafaqim nuk ka punë me Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi se kush shkel në dërrasë të kalbët duhet të përballet vetë.

Ai theksoi se shkelja e Kokës nuk ka lidhje me projektin e inceneratorëve, pasi sipas tij, këto kanë shpëtuar qytetet që ishin kthyer në gangrena.

“Ua kam bërë të qartë që në fillim që punët e skuadrës janë punët e secilit prej jush. Kush shkel në dërrasë të kalbur duhet të përballet vetë. Këtu ajo që vlen nga ana tjetër është që sjellja e gabuar, korruptive apo kriminale ose sjellja e cila provohet nga drejtësia se është në rregull nuk ka lidhje fare me faktin që projekti për ndërtimin e këtyre impianteve ka shpëtuar Elbasanin, Tiranën dhe ka hapur edhe rrugën për shpëtimin e Fierit.

Këto qytete që ishin gangrena…edhe Tirana ka filluar. Projekti i Tiranës është projekt, ka filluar përpunimi dhe grumbullimi. Të gjitha këto janë asete që janë aty. Janë vepra që janë aty. Kush ka bërë zullum e ka bërë individual, edhe individualisht duhet të përgjigjet”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.