Shqiptari i arrestuar për sasinë e drogës 830 kg kanabis e marijuhanë është Osmen Lika. Identiteti i 35-vjeçarit bëhet me dije nga mediat italiane këtë të mërkurë.
“Il Tirreno” ka publikuar edhe foton e të ndaluarit, të njohur edhe si “Osli”.
Në ‘grep’ nga një pistoletë lodër, shqiptari në Itali kapet me 8 kuintalë drogë
Një sasi prej rreth 830 kg drogë, 564 kg marijuanë e 266 kg hashash, është sekuestruar në Itali dhe një shqiptar është vënë në pranga, raportuan këtë të martë mediat italiane.
Droga, sipas të njëjtave burime, është gjetur në një garazh në Livorno dhe vlera e saj nëse hidhej në treg vlerësohet se do të arrite rreth 2 milionë euro. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i vënë në pranga nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin është me iniciale O.L., 35 vjeç.
Operacioni që çoi në arrestimin e 35-vjeçarit erdhi pas një sinjalizimi në “YouPol”, një aplikacion i policisë italiane ku qytetarët mund të sinjalizojnë për një krim, i ngjashëm me “komisariatin dixhital” të policisë shqiptare.
Në denoncimin në aplikacion, thuhej se një shtetas i huaj në zonën “Montebello” lëvizte me një makinë gri. Pas kontrollit në zonën e sinjalizuar, agjentët e kanë gjetur të dyshuarin në bordin e automjetit teksa po bëhej gati për të hyrë në një garazh, në rrugën “Ebat”.
Në brendësi të automjetit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruar një pistoletë lodër, imitim i një arme reale.
Pas kontrollit në garazh, u gjet edhe sasia e drogës.