Policia e Shkodrës ka vënë në pranga pesë persona të cilët transportonin persona nga Lindja e Mesme që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshëm kundrejt fitimit. Por jo vetëm kaq, gjatë rrugës po i transportonin shtetasit e huaj, i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhnin sendet personale.
Sipas policisë në sajë të operacionit të koduar “Stroke”, janë vënë në pranga G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
“Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar”, thotë policia.hunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar.
Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.
