Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Arrihet marrëveshja me operatorët e transportit urban, Veliaj: Rrisni cilësinë e transportit, në të kundërt do ju hiqet licenca

14:46 / October 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj ok 704x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës ka arritur dakordësinë me operatorët e transportit urban për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Operatorët pranuan kërkesat e Bashkisë për rritjen e standardit të autobusëve dhe vendosjen e GPS, ndërkaq, për herë të parë Bashkia e Tiranës do të ofrojë 1 milion euro subvencion për operatorët, rishikim të TVSH dhe të akcizës.

“Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë do të ofrojë vet një subvencion. Kam akorduar ose kam porositur drejtorin tonë të financave që në këtë buxhet të akordojë një fond prej 1 milion eurosh si një fillim i ri. Cilësinë e rrit vetëm transparenca, në finale do ta rrisë përdorimi I GPS, aboneja e formalizuar, nuk e rrit subvencioni. Por duke qenë se jemi në kushte të jashtëzakonshme kam marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Si fillim do angazhohemi edhe për heqjen e TVSH-së dhe akcizës dhe për këtë subvencion që do japë bashkia e Tiranës cash për operatorët, por sigurisht që do monitorohet me transparencë, me GPS dhe me mënyrën e formalizimit të shitjes së aboneve, në të kundërt në nuk kemi bërë asgjë”, tha Veliaj

Për herë të parë do të ketë formatizim dhe formalizim unik të shitjes së aboneve me qëllim eliminimin shitjes së tyre në tregun e zi.

“Ne s’mund të kemi skena si ato që ndodhën vjet ku arrestohen operatorët me abone false, bileta false. Kjo është marrëdhënie besimi, duhet fillimisht të keni besim te njeri-tjetri. Në momentin që ne vazhdojmë shesim në dorë, është për turp. Me vendosjen e GPS nëpër autobusë duhet të përcaktojmë edhe vendin se ku do shiten abonetë në mënyrën e duhur e jo në rrugë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se do të vijojë mbështetja për kategorinë e studentëve dhe të kategorive të tjera sociale.

“Kur shoh skena që përzihet nga autobusi një veteran lufte, ose një I ri me aftësi të kufizuar, se me demek ne s’paskemi kartelën e duhur apo rimbursimin e duhur, kjo është mungesë njerëzilliku, është fyese. Unë jam gati ta adresoj dhe do ta zgjidh këtë. Por teksa në zgjidhim nuk justifikohet nxjerrja e një veterani lufte nga autobusi e as nuk justifikohet nxjerrja e një njeriu me paterica. Jemi shqiptarë, qytetarë e pastaj jemi kryetarë bashkie e pronarë autobusësh”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do ju hiqet licenca. “Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara që janë skandal e ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë ose do humbisni licencën siç e humbi Ferluti. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, theksoi Veliaj.

Operatorët pranuan paketën e ofruar nga Bashkia e Tiranës që synon të ofrojë një shërbim më të mirë të transportit publik urban në kryeqytet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë bashkëshorten

19:04 / August 13, 2026

Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues

18:41 / August 13, 2026

BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete

17:21 / August 13, 2026

Mësuesja turke që u arrestua në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime

17:02 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.