Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Arsenal mund thellë Man.United në “Emirates”

20:45 / September 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7dae21d0 4a7f 11ee 9101 9f1ea585cee5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pritej një fitore e “topçinjve” dhe ashtu ndodhi. Arsenal ka shpërfytyruar me rezultatin e thellë 3 me 1, “djajtë e kuq” të Manchester United, në supersfidën e javës së 4-rt të Premier League, në një sfidë që ka dhuruar jo pak spektakël në “Emirates Stadium” të Londrës.

Siparin e golave e hapën “djajtë” e Erik ten Hag, me “pistonin” e krahut të majtë, Marcus Rashford që shfrytëzon mirë një të çarë në mbrojtjen e Arsenal, duke i ndëshkuar këta të fundit në minutën e 27’ të sfidës. Vetëm 2 minuta më vonë, “topçinjtë” të drejtuar në fushë nga kapiteni Martin Odegaard gjejnë golin e barazimit me vetë norvegjezin që çoi topin në rrjetën e portierit Onana, pas një pasimi fantastik të Gabriel Martinelli, duke mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 1 me 1.

Në pjesën e dytë pati shumë momente ku rezultati mund të ndryshohej, duke filluar që nga 11-metërshi i anulluar i “topçinjve” pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, në minutën e 65’-të të lojës dhe deri te goli i 2-të i “djajve” i cili u shënuar nga talenti argjentinas, Alejandro Garnacho, në minutën e 88’-të të sfidës po sërish pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, goli u anullua.

Mirëpo nuk mbaroi me kaq pasi në minutën e fundit shtesë afrimi më i ri i “topçinjve”, Declan Rice gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhuruar një fitore të vyer, skuadrës së tij dhe vetëm 2 minuta më vonë braziliani i sapo rikthyer nga dëmtimi, Gabriel Jesus shënoi dhe golin e 3-të të “topçinjve”.

Me këtë rezultat, “topçinjtë” pozicionohen në vendin e 5-të me 10 pikë, 4 më shumë se Manchester United në vendin e 11-të të renditjes, teksa kanë grumbulluar deri më tani vetëm 4 pikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.