Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të jenë dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, si dy emra të zgjedhura nga Kuvendi.
Seancën e sotme u miratuan me votim të fshehtë, Elsa Toska me 105 vota pro nga 84 që i duheshin, ndërkohë që Arta Vorpsi në listën e KED-së, pas mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit u vendos të konsiderohet e emëruar e për këtë nuk kaloi në votim.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi se duke mos u shprehur Presidenti Vorpsi është automatikisht anëtare e Kushtetueses. “Kuvendi doli në përfundimin se procedura është plotësisht kushtetuese”, tha ai.
Por duket se Vorpsi do të jetë “sebepi i ri” i konfliktit maxhorancë-president, pasi ky i fundit nuk e konsideron të zgjedhur prej saj.
