Arta Vorpsi kandidatja që sipas maxhorancës shpallet automatikisht fituese për anëtare në Gjykatë Kushtetuese, pasi kishin kaluar afatet për përzgjedhjen nga Presidenti Meta ka thyer heshtjen.
Duke folur për News 24, nëse ndodhet në Kushtetuese si këshilltare apo anëtare e saj, Vorpsi thotë qartë se ajo ndodhet në këtë institucion kyç si gjyqtare dhe jo si këshilltare.
Reagimi i Vorpsit:
Pyetje: Zonja Vorpsi, sot në Gjykatën Kushtetuese, jeni me statusin e këshilltares apo të gjyqtare së Gjykatës Kushtetuese?
Arta Vorpsi: Jam në detyrë si gjyqtare.
