Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Artan Fuga / Z. Lulzim Basha e dorëhoqën!

20:33 / March 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Artan Fuga

  1. Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëheqje. Kjo është e vërteta. Një herë ajo që thuhet dhe ajo që bën mund të përputhen. Deputetët, anëtarët e kryesisë ja kërkuan zotit Lulzim Basha dorëheqjen duke e vendosur me shpatulla pas murit. Ishte shkarkim. Cfarë do të bënte? Deputetët nuk i bindeshin. Nënkryetarët i lanë pendët. Militantët e lagur me gaz nuk e njihnin më për kryetar. Zgjedhjet në gjashtë bashkitë e degraduan partinë edhe më keq. Ishte shkarkim. Me pamjen e dorëheqjes!
  2. Ishte një dështim i plotë. Pse? Sepse partia demokratike e përsëris pa fund herë prej vitesh ka nevojë të demokratizohet! Ishte e qartë, e thënë miqësisht: Ose demokratizim ose shkuarje drejt fikjes. Ish kryetari ikën, kurse militantët, elektorati, opozita, Shqipëria mbetën, nuk kanë ku ikin, nuk vetëshkarkohen dot, nuk dorëhiqen sepse nuk kanë se ku të tërhiqen. Kryetari që e dorëhoqën i la të gjitha në pikën më të ulët, në kaos.
  3. Nuk është vetëm ai fajtori, bashkë me të janë të gjithë ata që e mbështetën në një rrugë pa krye sikurse ishte ajo e rrëshkitjes në një greminë autoritarizmi në vend të demokratizimit të partisë. Janë përgjegjës me të dhe të dështuar deputetët, drejtuesit qendrorë dhe lokalë që ï vajtën pas një projekti krejt të dështuar, disa prej tyre me fodullëk, me budallallëk dhe thjesht për interesa të vockla karrigore.
  4. Zoti Lulzim Basha iku, ose e ikën, por problemet mbeten. Grupi i tij që pretendon vulën dhe logon e ish partisë demokratike është në kaos. Askush nuk i del më për zot asaj që e quanin parti demokratike mbyllur me dryna brenda bunkerit të shqupit. 8 janari ishte një gafë që historia e Shqipërisë do ta kujtojë me turp. Drejtuesin e ikën, e dorëhoqën, por askush nga ndjekësit nuk merr iniciativën të thotë : Me zgjidhni mua përkohësisht! Shtyrja e zgjedhjes së kryetarit të tyre deri në 2023 është vazhdim i rrugës së katastrofës!
  5. Rezoluta që u lexua pasi e dorëhoqën Kryetarin ishte për të ardhur keq! Bashkim fjalësh pa thënë asgjë! Ata që ikën me Foltoren e bënë se nuk ishin dakord me përjashtimin e z. Sali Berisha. Rezoluta i thërret : Hajde bashkohuni duke hequr Sali Berishën! Grupi parlamentar i ish PD në Kuvend në prag të shpërbërjes.
  6. 10 vjet të ikura kot për Shqipërinë. Pasojat do të ndihen në 100 vjet! Ishte boshllik në momentin më të rëndësishëm të historisë të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit 21.
  7. Jemi kthyer në datën 8 shtator, ose në vitin 2013.
    Vite me politikë që na hap dhe nuk na zgjidh probleme na presin! Thuhet se nesër do të rritet dhe çmimi i një litri karburant!
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026

Mijëra apartamente për ata pa mundësi?

20:41 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.