Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artistët i përgjigjen ashpër ambasadorit të BE: Jashtë kompetencave tuaja, je rreshtuar me Edi Ramën

19:34 / July 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
soreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë qëndrimin e një partie politike opozitare përmes deklaratave të saj tërësisht politike. Në një përgjigje lidhur me deklaratën e bërë nga ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, aleanca akuzon këtë të fundit se po rreshtohet në kraha të Ramës. Ajo e quan deklaratën e Sorecës, të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme.

Deklarata e plotë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, z. Luigi Soreca. Deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues privatë të një trualli publik në një nga zonat më të lakmuar të Shqipërisë.

Fatkeqësisht, Ambasadori Soreca është përpjekur t’i japë legjitimitet një tenderi fiktiv, me fitues të paracaktuar, për një zhvillim privat që do të financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Pohimet e Ambasadorit Soreca janë jashtë kompetencës së tij dhe përtej statusit të tij diplomatik. Por mbi të gjitha, ato bien ndesh me interesin publik, shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë, për fuqizimin e të cilave taksapaguesit evropianë kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë qindra milionë euro.

“Ligji special” i teatrit shkel Konventën Aarhus për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendim-marrjen; shkel parimet kushtetuese të autonomisë lokale dhe të barazisë para ligjit; si dhe ligjet e prokurimit publik dhe të konkurrencës. Ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti, por mungesa e saj i ka dhënë pushtet absolut qeverisë të miratojë dhe zbatojë ligje antikushtetuese pa asnjë kontroll apo kufizim institucional.

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor.

Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme dhe me qëllimet e duhura, por për shkak të keqplanifikimit dhe keqzbatimit të saj ne ndeshemi sot më rrënimin thuajse total të sistemit gjyqësor, e cila ka krijuar edhe çështje si ajo e Teatrit Kombëtar.

Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë.

Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.