Duke folur para shqiptarëve në Selanik, Edi Rama kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e pranverës, duke thënë se PS është e vetmja forcë politike që ka çliruar drejtësinë nga duart e partisë në pushtet.
Për arrestimet e politikanëve të PS nga SPAK, ai tha se për “arsye të kontratës që kam me shqiptarët që më kanë dhënë besimin, jam krenar që me një kurajo dhe vizion shtetbërës PS plotësisht të vetëdijshëm të gjithë bashkë për dhimbjet që do sillte një reformë e tillë, ia hoqi duart e pushteti politik drejtësisë”.
Ai u shpreh se reformën në drejtësi nuk mundën ta realizonin as SHBA dhe as BE por këtë gjë e arriti partia e tij.
“Jam krenar që me votën e shqiptarëve PS erdhi në qeveri dhe udhëhoqëm një reformë në drejtësi që fshiu një pjesë të llumit me vetingun në drejtësi, dhe tani po fshin llumin shumëvjeçar të politikës.
Reformën në drejtësi thuhet e bëri Amerika. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Amerika ishte edhe më parë dhe nuk bë, Amerika është edhe në mal të ZI dhe Maqedoni e Kosovë, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Nëse SHBA e kishte këtë peshqesh kaq kollaj pse nuk na e solli më parë por na la të jetonin nën një drejtësi të nënshtruar? Sepse as SHBA as BE nuk e bëjnë do të në vene të tjera nëse nuk është forca e brendshme që ne e kemi.”