Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi ka rrëfyer një ndër ngjarjet me të frikshme që ka përjetuar. Ajo ka sjellë në kujtesë, verën e vitit 2005 ku ndodhi një ngjarje mjaft tragjike për pushuesit e “Sharm el Sheikh”.
Për fat të keq, aty pati tre sulme terroriste të organizuara nga “Al Qaeda” të cilat rezultuan fatale për 88 pushues në atë vend.
Jehona ka treguar se gjatë momentit të shpërthimit ndodhej 100 metra larg vendit dhe ka parë tmerrin me sy.
“Filluan të na nxirrnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer. Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova n’pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, tha Jehona.
