Mesfushori i Kombëtares sonë, Kristjan Asllani gjeti golin e parë me fanellën e Interit, ndërkohë që ia dedikoi familjes së tij. Mesfushori shqiptar shprehu emocionet për mediat italiane pas ndeshjes.
“Golin ia dedikoj familjes time dhe këtyre djemve të mrekullueshëm. Erdhën të gjithë të më përqafonin. E prisja prej kohësh këtë gol, sepse jam një tifoz i madh i Interit. Të shënosh në “San Siro” është një emocion unik.
Fitore e rëndësishme. Ata janë një skuadër e bukur dhe kanë shumë cilësi. Goli që pësuam mund të evitohej. Kishte pak lodhje, por më e rëndësishme ishte të merrnim këto tri pikë që janë thelbësore.
15 pikë ndaj Juves janë shumë? Po, por tani duhet të mendojmë për Bolognën. Shkojmë me dëshirën dhe shpresën për të marrë fitoren e radhës”, u shpreh mesfushori i Kombëtares sonë.