Mbrëmja e së enjtes ishte e zezë për skuadrat shqiptare në Kupat e Europës. Laçi, Vllaznia e Tirana janë eliminuar që në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Asnjë skuadër shqiptare nuk vijon aventurën në Europë, pasi të gjitha janë eliminuar. Partizani u eliminua që në turin e parë.
Tirana i ka humbur të katër ndeshjet që ka zhvilluar këtë verë në kupat e Europës. Kampionet e Shqipërisë u mundën në Champions dy herë nga Dudelange dhe u mposhtën edhe dy herë në Ligën e Konferences nga Zrinjski Mostar.
Tirana u mund 3-2 në Mostar nga Zrinjski mbrëmjen e kaluar. Golat për bardheblutë u shënuan nga Ismailgeci e Xhixha.
