Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Atalanta mund Romën në transfertë, por nuk ka lajme të mira për Gjimshitin

21:24 / September 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roma atalanta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skuadra e Atalantës ka konfirmuar se pak nga pak po i kthehet rezultateve me të cilat kishte mësuar në edicionin e kaluar dhe se është pretendente për vendet më të larta në klasifikim. Këtë e tregon më së miri rezultati i sotëm, fitorja 2-0 në fushën e Romës, një kundërshtar i vështirë dhe me pretendime, duke kaluar pikërisht verdhekuqtë në klasifikimin e Serisë A.

Dy skuadrat dhuruan një ndeshje të hapur, duke kërkuar golin, por duke mos prodhuar shumë gjuajtje drejt portës. Ndaj për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 71-të e ndeshjes, kur Zapata, i cili kishte hyrë në fushë vetëm 10 minuta më parë, dërgoi sferën në rrjetën e vendasve. Përpjekjet e verdhekuqve për të barazuar ndeshën në mbrojtjen e vëmendshme të Atalantës, e cila më pas shënoi edhe golin që mbylli ndeshjen me De Ron në shtesën e takimit.

Një rezultat i rëndësishëm për Atalantën, por edhe një lajm i keq për Berat Gjimshitin. Lojtari ishte lënë në stol nga trajneri Gasperini, duke i bërë vend Kjaer në qendër të prapavijës. Meqë ekipi sot u shfaq shumë solid në prapavijë, pritet që mbrojtësi shqiptar të mbetet në pankinë edhe në sfidat në vijim të skuadrës së tij. 


atalanta\ gjimshiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.