Berat Gjimshiti në fazën e 1/8-ave të Championsit. Skuadra e Atalantës, kua luan dhe mbrojtësi kuqezi, bëri mrekullinë duke fituar 0-3 në stadiumit “OSC Metalist” të Kharkivit me Shakthar Donetsk dhe e ndihmuar edhe nga “dhurata” e Manchester Cityt, që mposhti Dinamon e Zagrebit, kalon fazën e grupeve, duke u renditur mes 16 më të mirave të Europës.
Shtatlarti shqiptar luajti titullar në qendër të mbrojtjes duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë sukses historik të bergamaskëve.
Pas ndeshjes, Gjimishiti është vlerësuar me notën 7.5 nga Calciomercato
Calciomercato, nota 7.5: I aftë të kalojë topin në pjesën e pasme, prish gjuajtjen e Taison para Gollini. Gjithmonë përpara Moraes, thelbësore. Në lojën në ajër ai është një dritë e kuqe që në datën 27 i thotë jo golit të Tete. Gjithmonë vjen para Taison. Më pak i kujdesshëm në pjesën e dytë në mbrojtje, një vullkan në sulm.
Sa i përket lojës, zikaltrit e Bergamos shënuan dy herë në pjesën e dytë me Castagne, Pasalic dhe Gosens. Në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 0-1, Dodo i Shaketarit u ndëshkua me kartonin e kuq.
Në sfidën tjetër në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, kampionët e Anglisë e bënë të pavlefshëm avantazhin fillestar të vendasve (shënoi spanjolli Olmo) me një tregolësh të Gabriel Jesus dhe finalizimin e Foden, duke fituar me rezultatin e thellë 1-4.