Një atentat me armë zjarri është organizuar mbrëmjen e sotme ndaj një 30 vjeçari në Elbasan.
I riu po udhëtonte me mjetin e tij në aksin nga Peqini drejt qytetit të Elbasanit, kur në fshatin Broshkë është qëlluar me armë në drejtim të tij.
Shtetasi me iniciale S.B., udhëtonte me automjetin e tij me targa AA 333UZ kur është qëlluar me armë zjarri.
Ai ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa në momentin që iu bë atentat ka qenë me të vëllanë duke ikur për në shtëpi.
30 vjeçaro ka përfunduar në spitalin e Kirurgjisë në Elbasan.
Policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorin.
