Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para lidhur me atentatin ndaj dy vëllezërve pak pas mesnate. Viktimë e atentatit, i cili ndërroi jetë në spital ka mbetur Klevi Baho, 22 vjeç, ndërsa i plagosur vëllai i tij Aleksandri, 29 vjeç.
Dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, kur persona ende te paidentifikuar i kane qelluar me arme. Viktima, thuhet se kishte vetem pak kohe që kishte dale nga burgu në Itali.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 01.07.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Murras, të Elbasanit, në rrethana ende të pa qarta janë plagosur shetasit K.B., dhe A.B..
Shtetasi K.B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij shtetasi A.B., rreth 29 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ështe ngritur një grup i posacëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje e autorëve.
