Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentatorët ngatërruan shënjestrën, si i shpëtoi Domart Konjari sulmit me tritol në vitin 2019

16:25 / April 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konjari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja mësohen nga atentati me eksploziv i ndodhur në tetor të 2019, me shënjestër Domart Konjarin.

18 baza ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake nga grupe të rrezikshme, janë zbuluar nga Policia e Tiranës disa ditë më parë. Dëshmia e Enver Jamakut, i arrestuar disa javë më parë si vënësi i tritolit në makinën e Gjon Menës në Kamëz, ndihmoi hetuesit që të zbardhnin edhe tre ngjarje të tjera kriminale, ku ai dhe kushëriri Ermond Jamaku kanë qenë të përfshirë.

Kështu, Enver Jamaku ka treguar sesi bashkë me kushëririn e tij Edmondin janë i vunë tritolin automjetit të Artion Bylykut, kunatit të Domart Konjarit në vitin 2019. Në dëshminë e dhënë, Enver Jamaku  pranon se ai dhe kushëriri i tij Edmondi janë personat që vendosën dhe shpërthyen tritolin në automjetin e Artion Bylykyt. Por ai tregon se objektivi nuk ka qenë Bylyku, por kunati i tij, Domart Konjari.

Dy kushërinjtë, sipas dëshmisë, janë porositur nga Flor Abazi, Blendi Deda dhe Paris Prenga për të vrarë Domart Konjarin.

Për kryerjen e kësaj vrasjeje, tre porositësit, u kanë vënë në dispozicion kushërinjve automjete për të mbajtur nën vëzhgjim viktimënd he dy mina me lëndë eksploziove  të lidhura me pulte komandimi në  distancë. Po ashtu, Enveri ka dëshmuar se për kryerjen e vrasjes, Abazi, Deda dhe Prenga u kanë premtuar atyre një shumë të konsiderueshme parash. Enverit ata i kanë treguar një foto të Domartit, dhe automjetit që ai përdorte, një Mercedes-Benz i zi me targa të huaja.

Ata u kanë treguar kushërinjve Konjari edhe vendet që frekuentonte shënjestra e tyre, dhe një ditë përpara ngjarjes e kanë njoftuar Enverin se automjeti i viktimës ishte i parkuar në rruën “Ramazan Bogdani”, pikërisht ku ka ndodhur edhe shpërthimi.

Por më 18 tetor të vitit 2019 kur ndodhi edhe shpërthimi, në automjetin me targa “KSBX111” ndodhej Artion Bylyku.

Enver Jamaku ka pohuar po ashtu se ai ka dijeni për garazhin ku ndodhet automjeti “Volksëagen Caddy” dhe sende të tjera që u përdoren për vendosjen e lëndës eksplozive në automjetin e Bylykut. Kujtojmë se ishte makina e blinduar ajo që i shpëtoi jetën Bylykut pas shpërthimit që ishte mjaft i fortë. Grupi hetimor gjeti një sasi tjetër tritoli në sediljen e pasme të makinës që nuk kishte shpërthyer.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.