Aurah Ruiz, ish-partnerja e Jesé Rodriguez, futbollistit spanjoll është rikthyer të flasë edhe një herë për romancën që jetoi deri në vitin 2018-të me ish-lojtarin e PSG dhe Real Madrid. “Kam kaluar shumë, çdo dy muaj më kontaktonte për të qendruar me mua e zgjaste vetëm 48 orë, pastaj shkonte tek një tjetër, e pastaj kthehej sërisht. Kështu shkoi puna për dy vjet, unë dua një lidhje normale e jo ta ndaj partnerin tim me të gjithë”.
Jese Rodriguez ishte i martuar me Aurah, me të cilën kishte edhe një fëmijë, por futbollistini nuk ishte bashkëshorti ideal. Ditët e fundit një video është bërë virale ku sulmuesi e tradhtoi Aurah Ruiz me shoqen e saj të ngushtë, modelen Rocio Amar. Tradhtia nuk zgjati shumë sepse Aurah e ka nuhatur dhe i ka kapur mat në një hotel.




