Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë vizituar Farkën, ku janë rindërtuar 126 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Në bashkëbisedimin që kishte me Ramën, qytetari tha se kryeministri e ka bërë Farkën lule, duke shtuar se Berisha nuk bëri gjë për zonën, edhe pse më herët ia kishin dhënë votat. Rama vizitoi edhe shtëpinë e një çifti të ri, të cilëve iu uroi jetë të gëzuar në banesën e re. Edi Rama: Tani shtëpinë e keni gati. Mjediset e jashtme rregullojini vetë. Të gëzoni shtëpinë e re dhe shëndet. Gjithçka…
Author: tirana
Një takim i refuzuar nga doktori në pararojë të Infektivit, Tritan Kalo, me mjekë të diasporës, organizuar nga Ministria e Diasporës, ka shtyrë profesorin e associuar, doktor Rustem Celamin të bëjë një vlerësim për kolegun e vet. Refuzimin e takimit e ka vlerësuar për të treguar se seminaret e takimet nuk mund të jenë vetëm për show, por për të thënë të vërtetat, aq më tepër, kur shumë nga mjekët që thanë se do të ktheheshin në vend, nuk janë kthyer. Shkruan Prof. As. Dr Rustem Celami: Mantelbardhi etalon, kapacitet real i kalibrit ekslences kliniko shkencore perendimore, di edhe te…
Një 31 vjeçar i infektuar me Covid ka humbur jetën në Elbasan. 31-vjeçari i cili ishte infektuar me Covid, ka qenë i shtruar prej ditësh tek Shefqet Ndroqi, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me Covid.
Një ditë pas marrjes së ngarkesës së dytë të vaksinave nga “Pfizer”, dje ka nisur vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. Procesi u ndoq nga afër nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. “Nis vaksinimi antikovid për të moshuarit në pikat më të dobëta të vijës së mbrojtjes, që janë Shtëpitë e të Moshuarve, aty ku Armiku i Padukshëm ka goditur pa mëshirë në të gjitha shtetet”, tha Rama. Kryeministri vlerësoi punën që është kryer në Shtëpitë e të Moshuarve gjatë periudhës së pandemisë, ndërkohë që theksoi se, “në Europë është bërë…
Aktori i spektaklit të humorit “Klanifornia”, Julian Deda është shprehur se ai është me Partinë Demokratike dhe angazhimin e tij në këtë parti e ka dhe bindje personale dhe traditë familjare. “Unë besoj se jam më i deklaruarit këtu, unë jam me Partinë Demokratike jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Jam i angazhuar prej bindjeve të mia personale, por dhe traditës familjare. Unë dua të them se politika ma më shumë nevojë për artistët, për të gjithë profesionistët në përgjithësi. Në politikë mungojnë njerëzit që kanë bërë karrierë të mirë personale”, tha Deda në Opinion. Ndërkohë këngëtari Landi…
Një shqiptar është ekzekutuar me armë në Islandë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari rreth 40-vjeç u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík. Identiteti i viktimës nuk publikohet nga mediat islandeze, ndërsa theksohet se la gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël. Po sipas medieve, vrasja lidhet me konfliktet në botën e krimit, prishje pazaresh. Për vrasjen janë arrestuar tre persona deri tani. Të arrestuarit janë një Islandez dhe dy të huaj, ndërsa një i katërt që ndodhet në paraburgim dyshohet se ka lidhje me vrasjen. Tre personat u prangosën në një shtëpi, të cilën Njësia e…
Shkencëtarët kanë identifikuar shtatë variante të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi ende në pritje për t’u miratuar. Të shtatë variantet përmbajnë një mutacion të ngjashëm dhe kanë qenë shfaqur që në korrik të vitit 2020. Shkencëtarët thonë se nuk është për t’u habitur që ata po identifikojnë me kaq vonesë variantet e reja në SHBA, por shtojnë se është shumë herët për të ditur se çfarë efekti të ndryshëm do të kenë ato tek amerikanët. Variantet e reja të virusit i shtohen një liste në rritje variantesh që gjenden tashmë në Shtetet…
Një shtetas italian mori një “dhuratë” të keqe për Shën Valentin. Ai kapi bashkëshorten e tij duke e tradhtuar, në shtëpinë e tyre. Ai kishte shkuar në punë si zakonisht, por ishte kthyer më herët. Kjo gjë nuk ishte parashikuar nga çifti. Për këtë arsye, i dashuri u hodh nga ballkoni për të shpëtuar, por mori disa dëmtime të lehta dhe gjithçka u zbulua. Ai u dërgua në spital për t’u mjekuar.
Moderatorja bukuroshe Xhesi Muçaj e cila moderoi për pak kohë “Daily Love Story”, u largua papritur nga ky projekt duke habitur të gjithë me vendimin. Pak ditë pas largimit ajo bëri publike lidhjen e saj të dashurisë, një hap ky që ngriti dyshime të ndjekësit e saj për një shtatzani të mundshme. Por lajmin e ëmbël Xhesi e kishte rezervuar vetëm për ditën e Shën Valentinit. Me fotot më të ëmbla dhe barkun e rrumbullakosur Xhesi shkruan: “Nxorra çunat e mi për xhiro sot”, duke treguar njëkohësisht edhe gjininë e bebushit. Kujtojmë se moderatorja është përfolur se është në lidhje…
Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar mbrëmjen e sotme për arrestimin e mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion. Sipas tij, arrestimi ishte i tepërt pasi mjeku nuk është një kërcënim publik. “Së pari, më vjen keq për gjithë situatën e krijuar. Mund të mos kishte më qenë kaq shumë mediatikisht e mbuluar saç u bë. Hetimet duhet të vazhdojnë, patjetër, për të gjetur kush është e vërteta. Unë shkoj me atë parimin, je i pafajshëm deri në momentin që vërtetohet se je i fajshëm. Është parim juridik ky dhe ato prangat aty mund të ishin plotësisht të evitueshme…
Moderatorja e TCH, Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me virusin Covid-19 dhe këtë lajm e ka bërë të ditur ajo vetë në rrjete sociale. Moderatorja ka ndarë me të gjithë rezultatin e testit, i cili ka dalë pozitiv. “Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”- shkruan ajo. Fjoralba nuk e ka treguar gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa ne shpresojmë ta kalojë sa më lehtë. Gjithashtu, s’dihet ç’do të ndodhë me emisisonin e saj “Më thuaj një dëshirë”.Fjoralba ka treguar më herët se e ka kaluar virusin që në fillimet e tij, kur…
Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve, të cilat kanë lejuar një punishte guri në mes të një lagje në Kuçovë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan banorët e lagjes “Postbllok”, të cilët pohojnë se jetesa iu është bërë e vështirë për shkak të kësaj punishteje, e cila pret gurë të mëdhenj. Ata thonë se fabrika ka sharra të mëdha që bëjnë zhurmë dhe pluhur, pasi vendi ku priten nuk është i izoluar. “Në këtë lagje jemi disa familje dhe pranë banesave tona është një punishte guri. Bën zhurmë të madhe. Pret gurë të mëdhenj. Bën pluhur dhe institucionet…