Një shqiptar është burgosur në Angli për shkak se ishte lidhur me zbulimin e bimëve të kanabisit në dy prona me një rendiment potencial mbi 1 milion paund. Gjykata e Sheffield dëgjoi se si Vladimir Murrja, 40 vjeç, pranoi dy akuza për prodhimin e kanabisit pasi policia zbuloi një korrje masive të bimëve në një pronë në Sheffield, dhe një korrje më të vogël në një pronë në Doncaster. Laura Marshall, tha se rendimenti i mundshëm maksimal nga bimët në Rrugën Petre ishte pak më shumë se 929,000 £ dhe prodhimi i mundshëm nga bimët e zbuluara në Carlton Road…
Author: tirana
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, reagon pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për t’i anuluar gjobat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të vendosura nga KQZ. Kaso shkruan në “Facebook” se KAS humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Reagimi i plotë: Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi…
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 10.386 raste të reja me COVID-19 nga 274.019 teste të kreyra. Numri i viktimave vijon të jetë sërish i lartë ku këtë të martë u raportuan 336 qytetarë të cilët ndërruan jetë nga COVID. Rajoni me numrin më të lartë të rasteve mbetet Lombardia me 1,396 të prekur, ndjekur nga Campania me mbi një mijë të prekur me Covid. Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se specialistët e sëmundjeve infektive kanë ngritur alarmin për shkak të vonesës së vaksinave, nga Moderna, pasi sipas tyre gjetja e vaksinës ndihmoi në uljen e…
Pas situatës së djeshme në Përputhen ku Sindi shpërtheu pas komentit nga Juliani se ajo është “si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”, dhe më vonë kërkoi të godasë Mevlanin, të dy janë pezulluar nga programi. Debati dje në studio Juli: Unë se kuptoj këtë, doli me një, me dy, me tre, etj. këto janë perversitet, të dalësh me të tërë jave për javë Sindi: Çfarë po thua, e di ti me kë të bësh. O unë o ai në këtë studio. Juli: Unë s’ta thashë për gjë të keqe, mbase ti si mban shaka e tilla. Më kishin thënë…
Kryeministri Edi Rama liston në një postim në “Facebook” një sërë arsyesh, pse sipas tij, i duhet një mandat i tretë në zgjedhjet e 25 prillit. Rama thekson se janë një sërë betejash që nuk mund të lihen në mes, sepse “asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit!” Mesazhi i Ramës: Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e…
Në parlamentin grek ka nisur sot debati për videon që qarkulloi në rrjet në të cilën dy ushtarë shqiptarë u jepnin urdhra ushtarëve të tjerë grekë. Mediat raportojnë kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke”, Kyriakos Velopoulos e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panagiotopoulos nnëse është kryer një një hetim i brendshëm për videon në fjalë. Panagiotopulos u shpreh se organet zyrtare kompetente për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur ndëshkimet e duhura disiplinore për “veprën e kryer dhe u kontrolluan për çështjen e disiplinës edhe organet e shërbimit kompetent të Njësisë, për…
Shërbimi për Çështjet e Brendshme pranë Policisë së Shtetit nuk do të quhet më kështu, por Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe do të jetë në varësinë e Ministrisë së Brendshme. Në ndryshim nga SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i AMP bëhet direkt nga Kryeministri i vendit, dhe propozohet nga ministri. Ky projektligj pritet të kaloj në disa komisione parlamentare, për t’u depozituar përfundimisht në Kuvend për votim në 4 mars. Objektivi i AMP do të jetë parandalimi, zbulimi dhe hetimi i shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën…
Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 23 mijë euro të padeklaruara, të cilat i përkisnin një qytetare nga Saranda. Ajo i kishte fshehur eurot në një çantë dore, ndërsa autoritetet i kanë gjetur gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip “Volksëagem” me të cilin 46 vjeçarja A.T udhëtonte. “Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 23.000 euro. Procedohet penalisht poseduesja e shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në…
Rudina Hajdari ende nuk ka një përgjigje fikse nëse do të bëjë koalicion me partinë e Jozefina Topallit. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari është pyetur nëse e shikon si mundësi bashkëpunimin me partinë e Jozefina Topallit në zgjedhjet e 25 prillit për të krijuar një koalicion. Hajdari nuk e përjashtoi si mundësi, ndërsa tha se fillimisht i duhet të shohë programin e saj dhe më pas të japë një përgjigje. “Ende se kam parë programin e Topallit në momentin që do e shikoj do kem një përgjigje”, tha Hajdari.
Pika kufitare e Kakavijës është mbyllur, pasi pala greke ka paralajmëruar një grevë. Mësohet se greva e tyre do të zgjasë 24 orë dhe gjatë kësaj fashe orare nuk do lejohet të kalojë asnjë mjet. Ndërkohë dogana shqiptare i bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet gjatë këtij 24 orarëshi. Vijon
Projekti për riorganizimin futbollin shqiptar e ka sjellë trajnerin e kombëtare shqiptare Edoardo Reja në kryeqytet këto ditë, por edhe për t’u taktuar me trajnerët e konfirmuar dhe të rinjtë e emëruar tek ekipet zinxhirë të kombëtares. Në prag të startit të eliminatoreve të botërorit, paralelisht trajneri italian po sheh edhe për elementët e rinj, shtyrja e kampionatit për në fundjavë ja prishi programin, por gjithsesi, Reja e ka një mendim për atë që ndodh në Superligë. “Në përgjithësi kampionati shqiptar nuk është keq, por më tepër se sa mungesë lojtarësh, është mentaliteti. Nuk po arrij të kuptojë cfarë ndodh…
Hueyda El Saied është kujtuar sot për një nga herët që ka qenë në koncertin e artistit të saj të preferuar, Stevie Wonder. Ne nuk dimë për çfarë të xhelozojmë më parë, për faktin që Hueyda e ka ndjekur artistin me famë botërore nga afër, apo për mallin që kemi për kohën kur nuk kishim pandemi. “Më mungojnë këto kohëra kur s’kishim frikë të shkonim në koncertin e këngëtarit të preferuar e të këndonim pranë të panjohurve”, ka shkruar ajo për të përmbledhur gjithë ndjesitë me pak fjalë. Nuk e dimë për ju, por ne njësoj si Hueyda na ka…