Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale na njeh me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Janë kryer gjithsej 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin,…
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar socialist njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në një prononcim për mediat foli mbi situatën e krijuar nga reshjet e dëborës. Ai thotë se vijon puna për zhbllokimin e të gjitha rrugëve dhe pastrimin e dëborës në Elbasan, Lezhë dhe Prrenjas. Balla gjithashtu i është përgjigjur dhe akuzave të PD-së lidhur me këtë situatë ku u shpreh se është fatkeqësi që kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. “Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë…
Klaudia Pepa kishte paralajmëruar prej kohësh se shumë shpejt do të vinte si protagoniste në klipin e artistit italian, Fabrizio Moro. Projekti është publikuar më në fund ditën e sotme dhe me gjithë krenari mund ta themi se balerina shqiptare ka shkëlqyer në të. Kënga e Moro mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në të Klaudia shfaqet si personazh kryesor. Në qendër të kësaj kënge është një histori dashurie, që nis që në fëmijëri. Klaudia ka rolin e një vajze, që shfaqet në stade të ndryshme të jetës, e cila dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin të tjerët.…
Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të largohet nga qeveria, pasi sipas tij, nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë. Në një video-mesazh nga zyra e tij, Basha dëgjohet të thotë se familjaet shqiptare kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës, që tashmë vjen me të tjera premtime boshe. Kreu i Partisë Demokratike shton se angazhimi i tij i parë është se nëse nuk përmbush premtimet gjatë mandatit të parë, nuk do të kërkojë një të dytë. Mesazhi i plotë: Të dashur miq, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet…
Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 952 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit. Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 850 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë…
Ish-deputetja Grida Duma e ftuar në emisionin Top Talk ka lëshuar një mesazh të drejtpërdrejt nga kryedemokratit Lulzim Basha për të përfshirë në lista ato që i kanë qëndruar besnikë opozitës dhe Partisë Demokratike. “Për karakteristikat e listave të PD-së mendoj se duhet të jenë njerëzit qendrestarë në këto 8 vite, nuk janë trembur kanë qenë një opozitë sui generis. Opozita e sotme nuk është njësoj me atë të djeshme. Mjetet kanë ndryshuar për mjetet e presionet politike dhe intrigat dhe interferimi i shumë elementëve siç i quaj djajtë e epokës sonë, nuk do të kemi opozitën e dikurshme, po…
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Punës, me përfaqësues të shoqatave të biznesit, partnerët socialë, si dhe përfaqësues të sindikatave. Gjatë fjalës së saj, Denaj u shpreh se, është i rëndësishëm lehtësimi i efekteve të pandemisë në tregun e punës, si dhe ndërmjetësimi për punë më të denjë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli për News24 menjëherë pas vendimit të KAS për t’i anuluar gjobat e vëna nga KQZ. Në një lidhje telefonike për Neës24, Veliaj tha se gjobat ishin absurde, pasi nuk mund të ndalohen 60 kryebashkiakë të punojnë. “Ishte e padrejtë që të ndalohet kryetari i bashkisë. Mesazhi që jep vendimi i sotëm i KAS, në një vend që ka humbur kaq shumë, është se puna duhet të inkurajohet, jo të dekurajohet. Ne nuk mund ta lëmë detyrën, se pastaj të çon në disa ngërçe. Besoj që tani u sqarua përfundimisht, puna do të vazhdojë. Nuk…
Një 25-vjeçar i cili ra në kontakt me rrymën elektrike ka ndërruar jetë në Shkozë. Policia informon se A.B, ra në kontakt me rrymën në një kabinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 tek ‘’Uzina e autotraktorëve’’. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktoreve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi A. B., rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë sot vendimin për gjobat e vendosura nga KQZ ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se KAQ ka shfuqizuar gjobitjen në vlerën e 75 mijë lekëve ndaj kryebashkiakut. Vijon..
Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes po vijojnë të jenë pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës. Në një postim në rrjetet sociale Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije, se pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, sigurimit të lëvizjes me mjetet e larta dhe lundruese të FA, shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, Rezervat e Shtetit dorëzuan sot 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç. Në të gjithë territorin e vendit aktualisht mbizotëron mot i kthjellët, me vranësira lokale, i shoqëruar me temperatura të ulëta, megjithatë efektivët…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin…