Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer në sharje ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano pas intervistës së këtij të fundit disa ditë më parë që solli shumë reagime. Teksa flitej për politikën shqiptare në krahasim me atë të Kosovës, pas fitores së Albin Kurtit, Nazarko tha mbrëmjen e kaluar në emisionin “Real Story” në News24 se i ka ardhur ndot nga ai dhe se nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, asnjë ide, duke e krahasuar me një dordolec politik. Sokol Balla: Përmend ’97, aty i ke. Përmend ‘98, del Fatos Nano si zotëri jep mend, ndan kush është i miri, kush është i keqi.…
Author: tirana
Këto pamje të pazakonta vijnë nga shtëpitë e përmbytura në Shkodër. Peshqit kanë mbushur oborret e banorëve të përmbytur. Këto pamje që shihni janë në zonën e Zukth Kashta, lagje brenda qytetit të Shkodrës ku një sasi jo e vogël peshku gjendet në oborret e thuajse të gjithë banorëve atje. Madje peshku ditë më parë kur niveli i ujit ishte më i lartë ka qenë edhe brenda banesave.
Për herë të parë u gjet në rritje në Afrikë dhe Azi, lulja e mimozës është një bimë diellore që preferon të rritet në klimat e ngrohta. Tani gjendet në të gjithë botën, megjithatë, duke u rritur edhe në zona si Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe Australia. Kjo lule e bukur shpesh merret si një shenjë gëzimi, por simbolika nuk mbaron këtu. Ja çfarë duhet të dini në lidhje me këtë bimë diellore. Çfarë do të thotë Mimoza? Lulja e mimozës është një lloj i afërsisht 400 kaçubave dhe bimëve të ndryshme. Emri rrjedh nga greqishtja “mimos”, që do…
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur tenderin për marrje mjetesh me qera operacionale me fond limit 248 milionë e 731 mijë lekë. Afati për dorëzimin e ofertave është 05 prill 2021. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për plotësimin e nevojave te shërbimeve policore që prej vitit 2017 ka aplikuar marrjen me qira të automjeteve, për shërbimet e policisë së rendit dhe policisë rrugore. Nëpërmjet këtij shërbimi, i cili gjatë këtyre viteve ka rezultuar i suksesshëm, janë siguruar 187 mjete, të cilat janë të shpërndara në DVP Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Lezhë, Fier , Vlorë, Gjirokastër,…
Kutitë e 7 mijë e 20 dozave të vaksinave anti-Covid të Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” dhe janë nisur drejt Tiranës. Në pamjet e publikuara nga ministrja për Shëndetësinë, Ogerta Manastirliu, shihet se si kutitë me dozat e vaksinave nxirren nga pajisjet frigoferike, zhvendosen diku tjetër e më pas futen në makina për t’u nisur drejt Tiranës. Pas tyre shkojnë edhe makinat e Policisë së Shtetit që i ruajnë me fenelinat ndezur. Këto doza mbërritën pasditen e sotme.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Kolumbi, ku një lopë vrapon drejt dhomës së pritjes dhe sulmon pacientët. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë lopën që shkakton menjëherë panik midis pacientëve në Spitalin San Rafael. Një pjesë e tyre vrapojnë të frikësuar ndërsa një grua që nuk arriti të largohej sulmohet nga lopa. Gazeta lokale “Vanguardia” tha se askush nuk u lëndua rëndë gjatë incidentit dhe shtoi se pronari i lopës shkoi në spital për të kërkuar falje për incidentin dhe pyeti për shëndetin e gruas si dhe për dëmin material.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme ka prezantuar kandidatin për deputet në Peqin, ku do të jetë Saimir Hasalla. Saimir Hasalla ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Peqin i propozuar nga PDIU. Lexo edhe: Ekskluzive / Ish-Kryetari i Bashkisë Peqin i zgjedhur nga PDIU, kandidat i ardhshëm i PS në Elbasan
Ëmbëlsirat mund të përgatiten në të gjitha format dhe madhësitë. Dhe këtë gjë e bën më së miri Ben Culleni i cili fitoi titullin e mbretit të ëmbëlsirave duke bërë modelet më të guximshme dhe ekstreme të tortave. Nuk ka një objekt në këtë botë që ai nuk mund ta rikrijojë në formë torte. Ka bërë një tortë në formën e këpucës , në formën filetos së pulës dhe madje edhe në formën e një telefoni. Nuk ka asnjë kufizim për imagjinatën dhe aftësinë e Benit. Në foto ju shihni 4 mollë, por vetëm njëra prej tyre është ëmbëlsirë. Cila…
Analisti Skënder Minxhozi vlerësoi zgjedhjet në Kosovë, duke thënë se dhanë një leksion të madhe demokracie për të gjithë shqiptarët, por edhe për vendet e Ballkanit. “Ajo që ka ndodhur sot në Kosovë ka një rëndësi të dyfishtë për vetë Kosovën së pari dhe për gjithë botën shqiptare. Është diçka që do ta vija edhe mbi fitoren e Albin Kurtit, një ushtrim i papërsëritur i demokracisë së drejtpërdrejtë, që është vota e popullit. Na jep një leksion të gjithë ne shqiptarëve kudo jemi të habitshëm dhe të papritur, por të bukur, që është demokracia. Vini re se çfarë ndodh në…
Cies (Qendra Ndërkombëtare për Studimet Sportive), sipas një algoritmi që merr parasysh goditjet në portë, të tentuara ose të pësuara, posedimin e topit si dhe pasimet e bëra. Sipas Cies, kampionati italian do ta shihte Interin të fitonte me 81 pikë në renditje. Milani do ta mbyllë kampionatin i dyti, me dy pikë më pak se kampionët e Italisë, pastaj Juventus, me 78 pikë dhe Napoli me 76. Këto janë pozicionet që shkojnë në Champions. Në vendin e pestë dhe të gjashtë Roma dhe Atalanta, që ndiqen nga Lazio. Në Serie B, sipas algoritmit, do të zbresin Parma, Cagliari dhe…
Analisti Baton Haxhiu ka nxjerrë zbuluar ‘skenarin e fshehtë’ të Albin Kurtit. Ai thotë se Kurti ka ambicie që një ditë të jetë dhe kryeministër i Shqipërisë dhe ai shprehet i bindur se do t’ia arrijë këtij qëllimi. “Ambicia e tij është historike, ambicia është që një ditë ta shohë veten në karrigen e kryeministrit në Shqipëri. Kur do të jetë ajo dhe a do ta fitojë atë betejë, nga rruga që ka ndjekur në Kosovë, unë besoj se edhe në Shqipëri do ta ketë rrugën e njëjtë, jam i bindur për këtë”, u shpreh Haxhiu për Euro News Albania.
Melisa dhe Andi kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit. Dyshja janë përfolur për një lidhje, madje në rrjet kanë qarkulluar dhe foto që i kanë shtuar thashethemet. Pak minuta më parë, Andi ka publikuar një video-mesazh për Melisën në Instastory. Ai i ka bërë konkurrentes një ftesë publike për një takim. “Ndërmjet këtij mesazhi doja t’i thoja Melisës dicka. Kaq shumë sa është përmendur emri jonë o Melisë, mua po më duket sikur jam në një lidhje me ty. Sa herë kemi dalë në kafe bashkë, kemi qenë të shoqëruar nga persona të tjerë. Doja të bëja një…