Një nga bimët medicinale me vlera të forta shëruese është sherebela. Ajo shkëlqen jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore të shumë vendeve të globit. Përfitimet e saj janë të mëdha. Ajo përmirëson kujtesën, lufton mbipeshën dhe ruan ekuilibrat e kolesterolit. Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni më shumë për përfitimet kryesore të sherebelës dhe përdorimet interesante të saj. Sherebelën mund ta konsumoni në formën e çajit, duke zjerë në një filxhan çaji ujë 7-8 gjethe të freskëta sherebele ose 2 lugë çaji gjethe të thata. Nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Një deri dy…
Author: tirana
Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai dëshiron t’u japë formë të re bisedimeve me Serbinë, për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta. Kurti tha se bisedimet nuk duhet të përqendrohen rreth mënyrës se si “të kompensohet” Serbia për humbjen e Kosovës. “Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet t’i ndryshojë vendet tona për te mirë”, tha Kurti për AFP-në. “Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtarë”, shtoi ai. Kosova dhe…
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Why not”. Ajo rrëfeu shumë të pathëna rreth jetës private, si dhe iu përgjigj pyetjeve të ndryshme. Një ndër këto pyetje e vendosi Kiarën në shumë siklet. “Thuaj tre vendet ku ke pasur marrëdhëniet më të bukura seksuale”, i tha moderatorja Roza Lati. Mimika e Kiarës la të kuptohej që u vu shumë në siklet dhe nuk u përgjigj.
Kryeministri Edi Rama tha se gjatë kësaj jave vaksinimi anti-Covid do të shtrihet edhe në dy qytete të tjera, përkatësisht në Vlorë dhe Shkodër. Gjatë pritjes së dozave të reja të vaksinës së Pfizer në Rinas, kreu i qeverisë deklaroi se po këtë javë përveç bluzave të bardha, do të nisë vaksinimi edhe te më të moshuarit. “Jemi duke pritur që sipas kontratës kompania Pfizer të na lejojë që të zbatojmë edhe marrëveshjen me atë shtetin tjetër, që solli dozat e para. Në kontratën që Pfizer bën me vendet e tjera, për çdo lëvizje të kësaj natyre duhet aprovimi i…
Ish deputeti i Partisë Demokratike Keltis Kruja, duke komentuar procesin zgjedhor në Kosovë u shpreh se shqiptarët e Kosovës folën fare qartë dje, duke rrezuar teorinë se partitë e mëdha s’bëhen kurrë të vogla, sado keq të drejtohen e sado i paaftë të jetë lideri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Kosova po zgjohet në “Republikën e III”, duke shtuar se Albin Kurtit duhet të dijë të sillet si fitues për të mirën e vendit dhe qytetarëve.
Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen “11 nëntori” në Elbasan. Mësohet se një mjet tip “Fiat” është përplasur me një mjet tip “Benz”. Për pasojë një person ka mbetur i lënduar, ndërsa mësohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën po ecte drejtuesi i Fiatit si dhe akulli në rrugë. Më tej, shoferi i mjetit tip “Benz” është përplasur fizikisht me shoferin tjetër. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, policia nuk ndërhyri për të qetësuar situatën.
Prej pak ditësh duke parë trendin e lartë të rasteve pozitive me covid në vend, edhe masat u ashpërsuan. Kryeministri Edi Rama nga Rinasi i pyetur se nëse ashpërsimi i masave akoma më shumë apo vendosja e një karantine lidhet me ditën e zgjedhjeve tha se se kjo nuk ka lidhje. Rama: Nuk e di që liria është për zgjedhje, shëndeti është mbi zgjedhjet dhe gjithçka tjetër. Ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot nëse mbajmë këtë ekuilibër s’kemi nevojë të karantinohemi. Për 1001 arsye që i kam dëgjuar nga ekspertët që komunikoj për të mësuar, dhe…
Doktori i njohur neurolog Ali Kuqo ka ndërruar jetë sot, për shkaqe natyrale. Profesori i nderuar Kuqo ishte një nga neurologët më të mirënjohur shqiptarë, nga Tirana. Largimi i tij nga jeta la pas shumë lot dhe dhimbje te familjarët dhe gjithë të dashurit. Ai ka jetuar në kryeqytet dhe ka mbaruar shkollën e mesme “Ismail Qemali”, e më pas shkollën e mjekësisë, duke u bërë një nga doktorët më të nderuar për komunitetin dhe pacientët e tij.
Në faturën e energjisë elektrike për muajin shkurt qytetarët që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-COVID do të kenë të shtuar edhe shumën e gjobës. Drejtuesit e OSHEE kanë bërë me dije se këtë muaj do të faturohen gjobat e vendosura që prej fundit të muajit tetor, ndërsa abonentëve që nuk e paguajnë do t’u ndërpritet energjia elektrike.“Që në muajin janar një pjesë e gjobave kanë dalë në faturën respektive, dhe qytetarët kanë detyrimin për ta paguar. Në shkurt do filloj edhe pagesa, dhe në rastin që nuk paguhen gjobat, mund të cilësohen si debitorë dhe t’u ndërpritet energjia.…
Gjykata Kushtetuese ka folur për herë të parë për pronat që pas ngritjes së saj, ku ka pranuar pjesërisht kërkesën e shoqatës “Pronësi me drejtësi”. Njoftim Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 04.02.2021, çështjen me kërkues shoqata kombëtare “Pronësi me drejtësi”, me objekt: 1. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut i nenit 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe…
Shumë qytetarë po vijojnë të neglizhojnë masat anti-COVID, pavarësisht rritjes së rasteve të reja kohët e fundit në vend. Ndërkohë, në lidhje me këtë, Policia njofton se çdo ditë ka shumë gjoba të vendosura për mosmbajtjen e maskave në ambjentet e jashtme për qytetarët apo edhe në autobusët e transportit publik. Policia bashkiake e Tiranës ka lajmëruar se ka intensifikuar kontrollet në linjat urbane qytetase dhe ndërqytetëse të kryeqytetit. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat në autobusë në mënyrë që të ulin rrezikshmërinë e infektimit në këto linja. Postimi i Policisë Bashkiake Tiranë: Për shkak edhe të…
Teksa ka folur nga aeroporti “Nënë Tereza” aty ku presin mbërritjen e dozave të vaksinës Pfizer, kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare është në komunikim me një shtet tjetër për mbërritjen e 360 mijë dozave të AstraZenecas. Ai tha se këto doza ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga vendi fqinj, por qeveria shqiptare vijon komunikimin në mënyrë që në ditët në vijim ajo të realizohet. “Vazhdojmë me lëvrimin e një sasie tjetër nga Pfizer. Është e rëndësishme që të shpjegojmë ecurinë e kësaj situate sepse fillimisht mbërritën 1170 doza. Sot mbërrijnë 7020 doza dhe sipas skedulit të ri të dhënë…