Author: tirana

Reshjet e borës kanë shkaktuar problematika në akse të ndryshme të vendit. Në një raportim për gjendjen e akseve kombëtare, ARRSH bën me dije se: “Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë. Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë. Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta…

Read More

Pas zonës së Sukthit, kryeministri Rama ka inspektuar dhe punimet për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës. Ai thotë se puna ka nisur me 4 projektet e para të rindërtimit të pallateve me dëmtime të rënda DS4. Sipas kryeministrit, me këtë investim do të rritet shumëfish vlera e pronave të tyre. “Ajo që dua të them unë është se të gjithë ata që e kanë pasur pallatin me dëmtime DS4 kishin shqetësime dhe u kthye në padurim. Tashmë ka filluar puna. DS4 kërkojnë më shumë kohë pasi bëhet fjalë për një projekt të detajuar pasi dëmet janë…

Read More

Zyra e Bashkimit Evropian për luftën kundër mashtrimit financiar tha të hënën se qeveritë e vendeve të BE-së duhet të jenë të kujdesshme ndaj mashtruesve që ofrojnë vaksina false për COVID-19. Komentet bëhen ndërkohë që Bashkimi Evropian përpiqet të fillojë imunizimin në masë tani që bllokimet po dëmtojnë rëndë ekonominë e bllokut. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit Financiar (OLAF) tha se ishte në dijeni të raporteve për mashtrues që po përpiqen të shesin vaksina në BE, duke përfshirë vaksina të rreme. Zyra tha në një deklaratë se fjala është për operacione të organizuara për të mashtruar autoritetet kombëtare që kërkojnë të…

Read More

Balerni shqiptarë që jeton në Itali, Kledi Kadiu do të bëhet sërish baba. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kledi me një postin në Instagram. Ai shkruan se në gusht familja e tyre do të zmadhohet, por nuk e ka bërë të ditur gjininë e fëmijës. “Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vij një gëzim i ri. Jemi jashtezakonisht të lumtur“, shkroi ai. View this post on Instagram A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

Read More

Interi ia doli të ngjitet në krye të Serie A mbrëmjen e kaluar pas fitores 3-1 ndaj Lazios. Zikaltrit do të bëjnë të pamundurën për të ruajtur këtë pozicion deri në fund të sezonit, teksa drejtuesit po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Një nga dëshirat e klubit italian në merkato është Nabil Fekir. 27-vjeçari i kombëtares së Francës, është pjesë e Betis prej verës së vitit 2019 dhe cilësohet si një përforcim fantastik në ofensivë. Fekir luan në rolin e mesfushorit të avancuar, por mund të aktivizohet edhe në krahët e sulmit. Mediat iberike zbulojnë planin e Interit për të…

Read More

Partia Demokratike përmes një statusi në Twitter i drejtohet kryeministrit Rama 1 vit pas tërmetit shkatërrues. Sipas PD, shumë qytetarë në Durrës, Tiranë, Thumanë, Sukth janë ende pa një çati mbi kokë. Vendi ka mbetur në vendnumëro për 8 vite sipas PD dhe shpresa dhe ndryshimi mund të vinë vetëm përmes ndryshimit të qeverisë. STATUSI I PD Tërmeti shkatërroi shumë shtëpi në DR, TR, Thumanë, Sukth. Pas më shumë se 1 viti, shumë qytetarë janë ende pa një çati mbi kokë. Kjo sepse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. Ka ngecur për 8 vjet me radhë. Ne do të sjellim ndryshimin…

Read More

Buzëkuqi është pjesë e çantës së shumë grave duke variuar nga çmime të ndryshme. Kur gjithë kësaj i shtohet një cilësi e lartë dhe dizajn luksoz, nuk është me të vërtetë çudi që shumë prej nesh janë të gatshëm të shpenzojnë një pasuri të vogël për buzëkuq. Padyshim, H. Couture Beauty Diamond Lipstick prej 14 milionë dollarësh është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë që një grua mund të ketë. Fatkeqësisht, për shkak të çmimit të tij, nuk është në dispozicion për një numër të madh të vajzave. Është jashtëzakonisht hidratues dhe i qëndrueshëm, por duhet të pranojmë që diamantet…

Read More

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin e PSD-së si parti garuese më 25 prill, por me kryetar Engjëll Bejtja, vjen edhe reagimi i Tom Doshit. Tom Doshi sqaron në pronocim për një televizion se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ai kryetari i Partisë Social Demokrate në listat zgjedhore. Doshi sqaron se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt. Nisur nga ky fakt, PSD për të mos shkelur afatin e regjistrimit në…

Read More

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 775 raste të reja me koronavirus, një shifër shumë më e ulët se ajo e djeshmja. Fatkeqësisht 12 persona kanë humbbur betejën me koronavirusin, duke e çuar në 1567 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Njoftimi i Ministrisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu…

Read More

Policia turke arrestoi të hënën 718 persona në 40 qytete për lidhje të dyshuara me militantë kurdë të jashtëligjshëm. Ministria e Brendshme njoftoi të hënën se 718 shtetas të dyshuar, përfshirë disa zyrtarë të Partisë Demokratike Popullore pro-PKK (HDP), u arrestuan në operacionet mbarëkombëtare të antiterrorizmit të kryera në 40 provinca kundër rrjetit terrorist të lidhur me forcat kurde. Sipas një deklarate të ministrisë, njësitë kundër terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë kryen operacione nëpër 40 nga 81 provincat e Turqisë për të ekspozuar aktivitetet e organizatës terroriste kurde PKK. Në operacione u…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal sërish te premtimet e Edi Ramës para se të vinte në pushtet. Në një deklaratë nga selia blu, Basha theksoi se Shqipëria ka mbetur në vend numëro dhe shkaku kryesor për këtë është Edi Rama, i cili nuk ka mbajtur asnjë premtim. Sipas kryedemokratit, janë me dhjetëra e qindra premtime të Ramës, që ai nuk i ka mbajtur, dhe as ka kërkuar falje për këtë, por vijon sërish me premtime boshe. “Shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë premtimet e Ramës, që nuk janë 9, por dhjetëra e qindra premtime që ai ka…

Read More

Gazetari i njohur Nikolla Lena u nda sot papritur nga jeta në moshën 67-vjeçare. Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Lena u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij. Nikolla Lena punoi me përkushtim në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa vitet e fundit punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku mbulonte sektorin e Turizmit dhe Mjedisit. Më pasionin që e karakterizonte Lena sillte në shkrimet e tij çështje të ndryshme nga fusha e turizmit dhe mjedisit. JavaNews i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve.

Read More