Author: tirana

Arrestimi i kardiokirurgut Edvin Prifti, nga ana e Prokurorisë së Posaçme, të cilit ju gjetën shuma të mëdha parash në banesë dhe zyrë, ka ngjallur këto ditë debate e analiza nga më të ndryshmet. Analistë dhe pseudoanalistë, gazetarë dhe kolegë të mjekut, janë aktivizuar këto ditë dhe me opinionet e tyre kanë pushtuar faqet e medieve. Për hir të së vërtetës opinionet janë edhe pro edhe kundër arrestimit të mjekut por në dominancë janë ato kundër, që fajësojnë Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e mjekut. Sot isha duke ndjekur emisionin “Shqipëria Live” në TCH dhe gazetari drejtues i emisionit, kishte…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka rikthyer në vëmendje situatën e rënduar të motit në vend. Me anë të një statusi në “Facebook”, ai tha se prej ditësh ka kërkuar shtimin e masave nga ministria përkatëse, pasi Instituti i Gjeoshkencave kishte parashikuar përkeqësim të motit. Ndërkohë sipas tij, ministrja Belinda Balluku ka bërë show me projekte 3D dhe nuk është marrë me masat e nevojshme. Sipas Metës në datat 12-13 shkurt, ditë këto ku vendi u “mbërthye” nga dëbora dhe acari, kapacitetet njerëzore dhe motorike nuk ishin të mjaftueshme për të përballuar situatën. Ndër të tjera, duke iu referuar parashikimeve…

Read More

Ish deputeti i Partisë Demokratike Keltis Kruja, duke komentuar procesin zgjedhor në Kosovë u shpreh se shqiptarët e Kosovës folën fare qartë dje, duke rrezuar teorinë se partitë e mëdha s’bëhen kurrë të vogla, sado keq të drejtohen e sado i paaftë të jetë lideri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Kosova po zgjohet në “Republikën e III”, duke shtuar se Albin Kurtit duhet të dijë të sillet si fitues për të mirën e vendit dhe qytetarëve. “Mesa duket Kosova do gdhihet neser ne “Republiken e III”. Po e perdor kete percaktim sepse e kam degjuar…

Read More

Ne dikur mendonim se të lanim flokët çdo ditë ose çdo dy ditë ishte një norma që duhej ndjekur . Por tani me shpikjen e shampos së thatë mund ta zgjasim këtë proces dhe më shumë. Drejtoresha e bukurisë Jenny Jin shtron pyetjen: Sa shpesh duhet të lajmë flokët? Nga sondazhi i bërë me njerëzi që lajnë flokët çdo ditë dhe ato që i lajnë një herë në 3 ditë pati shumë rezultate. Ky studim u bë me anë të nj aparati që analizon flokët dhe skalpin nga afër. Pamja e afërsisë zbulon një sasi të pakëndshme pluhuri, lëkurë të…

Read More

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha është pezulluar nga KLGJ pas arrestimit me urdhër të SPAK. Vendimi nga KLGJ është marrë sot, pasi GJKKO e ka lënë gjyqtaren në masën e sigurisë arrest me burg. Gjyqtarja Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale. Në fakt gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan dhe 9 persona të tjerë teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku. NJOFTIMI NGA KLGJ Sot, në datën…

Read More

Talenti shqiptar, Mario Mitaj, ka djegur etapat, teksa që në moshë të re, ka arritur të aktivizohet me skuadrën e parë të AEK-ut në Greqi. Paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtësit 17-vjeçar me skuadrën e të rinjve, ka bërë trajnerit e AEK-ut, që ta grumbullojë me ekipin e parë, ku është aktivizuar në 7 ndeshje dhe ka shkëlqyer, duke dhënë edhe 2 asiste. Në nëntor të vitit të kaluar, Mitaj bëri debutimin e tij me Shpresat e Shqipërisë dhe tashmë në Greqi duan ta bindin që të luajë me kombëtaren helene. Sipas raportimeve të mediave greke, thuhet se te AEK-u po…

Read More

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ka cilësuar si alarmante situatën e pandemisë në vend. Gjtë një lidhjeje direkte në “News 24”, Tomini tha se spitalet COVID do të zgjerohen në Durrës dhe Shkodër. Sipas saj, nëse gjendja përkeqësohet, janë të gatshme të kthehen në spitale COVID, ai i Korçës dhe i Vlorës. “Është një situatë alerti, e vlerësuar nga incidenca e shfaqur në disa nga bashkitë e vendit. Spitalet rajonale kanë pasur një eksperiencë të gjatë për numrit të dyshuar dhe trajtimit të rasteve post-COVID. Ata do të hyjnë në aktivizimin, siç janë ata të Vlorës, Shkodrës, Elbasanit,…

Read More

Sipas meteorologes Ladja Porja, i gjithë territori shqiptar sot ka shënuar vlera negative, përfshirë zonat bregdetare. Qyteti i Vlorës ka shënuar temperatura -1 gradë celsius dhe Saranda 0 gradë celsius. Ndërkohë, pritet që të gjithë zonat malore të jenë me vlera negative edhe në orët e mesditës. Edhe kryeqyteti ka shënuar temperatura të ulëta -5 gradë celsius. Ditën e sotme i fohti do të ndjehet shumë dhe parashikohet që edhe nesër të kemi temperatura të ulëta. Dita e martë do të vijojë me vlera ekstreme në zonat malore. Do të ketë një rritje të lehtë, por shumë pak të ndjeshme.…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Hëna është në shenjën tuaj dhe më në fund situatat kanë filluar të marrin një kthesë të mirë. Qoftë në dashuri apo në punë, vlerësoni momentin. Demi Është një situatë më e mirë për ndjenjat me të cilat do të përballeni. Ju duhet të jeni krenar për të, sepse keni ardhur këtu vetë. Rezultate të shkëlqyera edhe në punë. Binjakët Ditë optimale për marrëdhëniet në çift. Mos kini frikë të hapeni dhe shkoni për të.…

Read More

Me ezaurimin e kapaciteteve në 4 spitalet COVID-19, ka filluar skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale në Shqipëri. Manastirliu ka inspektuar pavionin e COVID-19 në Durrës në spitalin rajonal. Ajo thotë se pas këtij spitali do të vijohet me Shkdorën, Korçën, Vlorën e Elbasanin që do të bëjnë që të shtohen edhe 430 deri në 630 shtretër. Sipas ministres, stafi në këto spitale është trajnuar ndërsa investimet janë përfunduar, dhe nga sot ato presin pacientët e parë me COVID-19. ”Eshtë një moment delikat, pasi shihet që kemi një incidencë në rritje të infektimeve dhe sigurisht dhe fakti që…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar raste të reja me Covid, nga 2.040 testime të kryera. Po ashtu raportohet vetëm një i vdekur nga virusi. Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946. Njoftimi i plotë: 267 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Read More

Policia ka njoftuar se gjatë fundjavës janë gjobitur 2673 persona, që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, 2594 prej tyre për mos vendosjen e maskës mbrojtëse. Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative 331 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Si dhe janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 63 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00. Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 6 administratorë subjektesh që janë konstatuar…

Read More