Greqia ka akuzuar sërish Turqinë për provokime. Mediat në Athinë shkruajnë se avionë turq janë identifikuar dhe interceptuar në hapësirën ajrore greke. “Autoritetet greke kanë identifikuar një avion spiun CN-235 dhe 2 avionë ATR-72” shkruan “Protothema” duke shtuar se Athina ka regjistruar deri tani 30 shkelje nga Ankaraja. Avionët turq, vijon më tej artikulli u identifikuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Kjo nuk është hera e parë që Greqia akuzon Turqinë për shkelje në hapësirën ajrore, pas atyre detare.Pas situatës prag lufte që ishin në fund të vitit të kaluar, dy shtetet janë ulur në dialog, por tensioni vijon.
Author: tirana
Në përgjimet e dosjes hetimore që futi në rrjetë mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti, del Migena Skënderi e cila negocion me kryeinfiermieret e repartit të djegieve Trëndafile Frangu për një operacion të nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë në këmbim të parave. Migena i thotë Manuelës se “Filja”, Trëndafile Frangu do një shumë parash në mënyrë që të negociojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë. Nga përgjimet del se Migena është e njohur me “skemën e brendshme” të regjistrimit të operacioneve pasi më herët vetë ajo ka paguar…
Nevruz Gjini, Bieru Gjoni dhe Ledio Bicerri, janë arrestuar ditën e sotme në Britani pasi këto të fundit janë kapur me dy çanta të mbushura me para brenda të cilave kishte më shumë se 56,000 paund. Mediat e huaja shkruajnë se tre shqiptarët u vunë re nga policia teksa kjo e fundit po hetonte një grup të krimit të organizuar që drejtonte ferma kanabisi në Newcastle dhe Gateshead. Tre shqiptarët vunë re kur dilnin nga një shtëpi në Gateshead, e cila po përdorej si epiqendër nga gangsterët. Kur policia ndali Gjinin dhe Gjonin teksa udhëtonin me një Mercedes në A1,…
Dilni nga ngjyra neutrale dhe zgjidhni ngjyrat e duhura për ju. Çelësi është që të përputhen rrobat me pamje. Ngjyra e duhur e rrobave do t’ju bëjë të dukeni elegant dhe të tërhiqni vëmendjen. Ju lejohet të luani me të gjitha pjesët e spektrit për sa kohë që plotësohet një kusht: ngjyra e rrobave dhe pamja duhet të harmonizohen. Stilistët thonë se veshja e rrobave me ngjyra të forta nuk është aspak e vështirë. Çështja është të zgjidhni ngjyrat e duhura. Stilistët thonë: rrobat shkojnë me ngjyrën e fytyrës. Si ta zgjedh ngjyrën e duhur të rrobave? Ashtu si me…
Një grua ka dhunuar fizikisht një burrë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në mes të rrugës në prani të kalimtarëve të tjerë. Siç shihet edhe në video, gruaja nuk kursehet aspak, ndërsa me gjithë forcën që ka vijon që të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortit të saj. Sipas dëshmitarëve një djalë ka ndërhyrë për të ndarë çiftin, por gruaja ka refuzuar ndihmën e qytetarit dhe ka vijuar me dhunën.
Drejtuesja e qendrës “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Iris Luarasi tha në emisionin Bardh a Zi në ABC se të gjithë sot jemi dëshmitarë të prostitucionit që ushtrohet në të gjithë vendin me studente dhe vajza më të reja në mosha. “Të gjithë jemi dëshmitarë që ndodh prostitucion në të gjithë Shqipërinë, me studente dhe goca të shkollës së mesme. Në fshatra, në qytete”, tha Luarasi. Ajo shtoi se është shumë e trishtë kur shikon vajza të reja që prostituojnë për një çantë ndërsa theksoi se kjo shkon deri në nivele eskortash. “Është shumë e keqe kur shikon…
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj zbuloi sasinë e vaksinave që pritet të vijnë në 15 shkurt në Shqipëri. Skënder Brataj tha se ditën e hënë pritet të vijnë nga Pfizer 7 mijë vaksina. “Vaksina është hapi i fundit për t’u mbrojtur nga pandemia. Por për fatin e mirë dolën disa dhe jo vetëm një. Sepse pati një përqëndrim të botës së pasur për të zgjidhur një problem botëror. Ritmi i prodhimit të vaksinës u mbështet mbi eksperiencën e MERS-it dhe Ebolës. Mirëpo me daljen e mutacioneve të reja u ngjallën dyshime, por për fatin e mirë ajo ka efekt.…
Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se njerëzit do të duhet t’i bartin maskat edhe disa muaj – për të shmangur coronavirusin derisa ende po vazhdon aksioni i vaksinimit të qytetarëve. Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan ABC, Fauci ka theksuar se pas vaksinimit të 75 deri në 80 për qind të popullatës, përqindja e virusit në komunitet mund të zvogëlohet – kështu disa masa të ashpra kundër COVID-19 mund të zbuten, transmeton Telegrafi. Megjithatë, epidemiologu amerikan ka shtuar se çdo zbutje e masave duhet të kryhet “gradualisht”, duke mos e rrezikuar jetën e as edhe një qytetari. Fauci…
Rezultatet e masave që u morën së fundmi pritet të shihen pas 3-4 javësh. Kështu u shpreh kreu i Urgjencës Kombëtare për ‘Javë në RTSH’ teksa komentoi kufizimet e reja të orarit policor apo mbylljen e disa gjimnazeve. Skënder Brataj tha se pavarësisht idesë që u krijua se të rinjtë num infektoheshin me Covi-19, pasojat u panë te prindërit e tyre. “Evropa këto masa i ka marrë më përpara. Ne i morëm tani sepse mendojmë që vlejnë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Nëse ia vlen, pse të mos merren. E dimë që virusi nuk mbyllet pas orës 20:00. Por…
Një tjetër djalë i ri është bërë pjesë e “Përputhen” sot. Arsim Abdyli është nga Maqedonia e Veriut, por prej vitesh jeton në Zvicër dhe ka një firmë me shokun e tij. Arsimi është 28 vjeç dhe është baba i një fëmije. Djali i tij quhet Lion, është 3 vjec, i cili jeton me nënën e tij në Zvicër. Takimet e tyre bëhen vetëm në fundjavë. Për vajzat e emisionit Arsimi tha se janë të gjitha të bukura, por ka simpati më të madhe për Anën, Antonelën dhe Jaseminën.
Fatmir Xhafaj në njësinë 10: Të gjithë maksimalisht të vëmendshëm dhe të organizuar për fitoren Nga Njësia 10 ku ishte bashkë me drejtuesin politik të Tiranës Erion Veliaj dhe Ervin Bushatin, deputeti Fatmir Xhafaj theksoi se në vijim të punës së nisur, një sërë projektesh të tjera do të vazhdojnë implementimin në shërbim të komunitetit të njësisë 10 në Tiranë.“Është një fillim i mirë dhe fillimi i mirë siç e dimë është gjysma e punës. Ndërkohë, gjysma tjetër e punës është shumë më e rëndësishme se sa kjo gjysma që kaloi dhe gjithçka varet nga ju. Që të kesh sukses…
Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël. Sipas të dhënave të para A. B., 26 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.