Zv.ministrja Eugena Tomini e pyetur nëse do të ketë mbyllje tjetër, është përgjigjur se brenda dy javësh Komiteti i Ekspertëve do të dalë më nje vendim të bazuar në tre indikatorët që janë hospitalizmi, fatalitetet dhe raste e reja. “Janë 3 indikatorë dhe që ne jemi mbështetur, nëse kemi kapacitet për shërbim spitalor, dalëngadalë janë masat që duhet të merren. Duke gjykuar situatën në dinamikë rastet e hospitalizuar, rastet e reja dhe fatalitetet, brenda 14 ditëve do të merret një vendim tjetër dhe do të gjykohet mbi rekomandimet bazë. Spitalet Covid po mbështesin situatën sa i përket shërbimit spitalor. Por…
Author: tirana
Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në polici dhe prokurori përndjekjen që i është bërë asaj dhe të afërmve. Në rrjete sociale dhe në “youtube” janë publikuar fotografi me mbishkrime ofenduese dhe kërcënuese për vajzën e re. Madje, në biseda me personat që qëndrojnë pas këtyre faqeve, vajza është kërcënuar dhe shantazhuar. “Kam video të tuat duke u … Do t’ju degjeneroj” i shkruajnë vajzës prej disa muajsh. Por, megjithëse ngjarja është denoncuar në Policinë e Tiranës në muajin shtator 2020, nuk është bërë asnjë veprim. Dosja ndodhet ende “nën shqyrtim” dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore i ka kthyer një përgjigje…
Me qindra përfitues të tjerë në radhët e punonjësve që kanë punuar në miniera, industrinë e naftës dhe të gazit, si dhe në metalurgji, i janë shtuar skemës së pagesave suplementare. Autoritetet e sigurimeve shoqërore kanë zyrtarizuar pensionet dhe shtesat që do të marrin qindra pensionistë të këtyre profesioneve në të gjithë vendin. Sipas ekspertëve të Institutit të Sigurimeve shoqërore: “Puna për dhënien e përfitimeve për qytetarët që përfitojnë pension për shkak të profesionit dhe për shtesë të pensionit të pleqërisë ose invaliditetit, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 29/2019 po vazhdon. Për periudhën 17 janar deri më 11 shkurt 2021…
Zv.Drejtori i Policisë së Rendit në Tiranë, Dhimitraq Ziu tha gjatë një prononcimi për mediat se nga ora 20 e mbrëmjes kur dhe fillon ora policore nuk do të tolerohet asnjë subjekt drejtues mjeti apo qytetar që do të thyejë aktin normative. Ziu sqaroi se ditën e parë të enjten kur hyri në fuqi akti normativ policia toleroi disi qytetarët duke i këshilluar pa marrë masa të paktën në orët e para, por se kjo nuk do të ndodh në ditët në vazhdim. “Fillimisht mori masat duke i orientuar dhe këshilluar qytetarët, më pas filluam me regjimin e masave administrative.…
Formohet qeveria e re italiane me kryeministrin Mario Draghi. Kabineti i ri qeveritar do të betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi është takuar sot me Presidentin Sergio Materella ku i ka çuar edhe emrat e qeverisë së pritet të formojë. Draghi pranoi me rezerva detyrën e kryeministrit të Italisë, pas dorëheqjen të Giuseppe Conte, pak javë më parë. Administrata e Draghi do të marrë detyrën javën e ardhshme pasi fitoi miratimin e të dy dhomave të parlamentit italian. Mario Dragi vlerësohet se shpëtoi zonën euro në vitin 2012 në mes të krizës së borxhit, dhe është një person të…
Nisur nga zgjerimi i hartës së punimeve tek ish sheshi “Shqiponja”, dhe përgjatë unazës së re, punime të cilat po zhvillohen njëkohësisht në të tre lotët e projektit të ri si nën nivelin e rrugës ashtu edhe në rrugë, kanë rritur ndjeshëm ngarkesën e trafikut në të gjitha rrugët që të çojnë drejt ish sheshit “Shqiponja” si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit, duke vështirësuar shumë trafikun në tërësi dhe veçanërisht mjetet e emergjencave mjekësore. Policia në një njoftim zyrtar lajmëron se: Me qëllim lehtësimin e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës, në raport me hapësirën dhe infrastrukturën…
Prej disa muajsh Stresi ndodhet në arrati, pasi policia e shpalli në kërkim pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Reperi u largua nga Shqipëria dhe duke qenë se është larg, mungesën e tij më së shumti e ka ndjerë e ëma e tij. Kjo e fundit ka shkruar se ndjen mall për të birin, bisedë të cilën reperi e ka publikuar në Instagram. “O Zhak jam mërzit për ty! Më ka marrë malli shumë me të përqafue. Kam merak për ty shumë, kur ishe këtu nuk kisha frikë për asgjë se të kisha afër. Vetëm lutem papushim për ty.…
Është organizuar sot në qytetin e Çorovodës ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për politikanin e shquar, deputetin në disa legjislatura dhe publicistin z.Spartak Braho, lindur e rritur në Skrapar. Këshilli Bashkiak Skrapar miratoi me vota unanime në 22 Janar dhënien e këtij titulli Spartak Brahos, me motivacionin;-“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të LANÇ dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më…
Universiteti i Mjekësisë ka marrë vendimin për provimet online dhe në auditor. Sezoni do të zgjatet 45 ditë. Studentet nuk do të penalizohen për shkak të mungesave. Për studentët që nuk marrin dot pjesë në këtë sezon provimesh do të ketë një mundësi të dytë, në një sezon të ndërmjetëm në varësi të situatës nga pandemia. Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë vendosi që sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.
Partitë politike vijojnë që të shkelin rregullat anti-covid edhe pas apeleve dhe gjobave që janë vendosur. Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha ditën e sotme është prezantuar në Tropojë në shkelje të masave. Besnik Dushaj ka postuar në Facebook fotot e takimit, ku duket qartë se janë të pranishëm thuajse sa trefishi i numrit të lejueshëm të qytetarëve në takime elektorale. “Sot, në Bajram Curri, me kryesinë e Partisë Demokratike-Dega Tropojë dhe me grupseksionin Tropojë e Vjetër, në prezantimin e drejtuesit politik të qarkut Kukës, z.Flamur Hoxha. Tropoja është dhe do mbetet kështjella e pamposhtur e…
Nën diçiturën ”Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.” Elona Guri ka publikuar foton e saj, ndërsa punonjësi i policisë në zyrë nxiton të fshehë identitetin. ”E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-cocid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçi. Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e…
Riniani deklaroi në takimin me Anën se ka punuar si striptist në moshën 20-vjeçare dhe për këtë ka nxitur shumë reagime në studio. Ai u pyet se për sa para e bënte këtë punë dhe tha se merrte 300 euro për një shfaqje. Ndërsa vajzat i bënë kërkesë që të bënte një performancë në studio, Riniani zgjodhi ta bënte me moderatoren e ditës së sotme, Ana 1, e cila filloi të zhvishej pranë tij. Performanca u shijua nga të gjithë konkurrentët, ndërsa një moment Sindi duket se po përpiqej ta shmangte. Kujtojmë se Ana u rikthye në emision ditën e…