Moti i keq ka mbërthyer Europën. Stuhia në Gjermani dhe përmbytjet në Francë kanë bërë që dhjetëra familje të evakuohen nga banesat e tyre. Në Berlin temperaturat kanë arritur deri në -8 gradë celcius, ndërsa ditën e djeshme një prej kampeve më të mëdha të të pastrehëve u evakuua pas parashikimeve për stuhi dëbore. “Ne kemi mundur të gjejmë strehë për të gjithë personat e evakuuar dhe do të kujdesemi që t’i akomodojmë duke ruajtur masat e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat do të kenë mundësi të shpenzojnë fundjavën në ambiente të ngrohta dhe të mbrojtura”, tha Kevin Honicke, kryetar…
Author: tirana
Melisa ka bërë të ditur vendimin për të lënë emisionin Përputhen pasi tha se ka një ngarkesë emocionale të madhe. Ky vendim erdhi pas sulmeve se ajo ishte në një lidhje të fshehtë dhe se kishte kryer marrëdhënie me Andin. Ajo tha se nuk e mban më presionin dhe për këtë ka vendosur të largohet. “U bë disa javë, që siç kam sulmuar unë, siç jam sjellë keq me vajzat ose djemtë, kur na del vetja nga kontrolli, mendoj që asnjë prej nesh nuk ka dashur t’i bëjë keq njëri-tjetrit. Duke marrë parasysh akuzat e fundit nuk jam ndjerë mirë.…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorë të Njësisë nr.2 në Tiranë në familjen e njërës prej anëtareve të partisë në Qytet Studenti. E kushtëzuar nga rrethanat për shkak të koronavirusit, pasi nuk lejohen grumbullimet, më shumë se 10 veta, Kryemadhi, tha se tani i kanë mbetur vetëm shtëpitë për takime. “Jemi mbledhur në shtëpi tani, shtëpitë na kanë ngelur, do të futemi shtëpi në shtëpi edhe me ilegalitet dhe pa ilegalitet” tha ajo duke qeshur. Gjatë fjalës së saj, drejtuesja e LSI-së, aleatja kryesore e Lulzim Bashës, nuk la pa “thumbuar” Edi Ramën.…
George P. Shultz, ish-Sekretar amerikan i Shtetit për 6 vjet gjatë mandatit të Ronald Reaganit, i cili më 1993 e kishte këshilluar atëherë presidentin e SHBA-së, Bill Clintonin, që ta bombardonte Serbinë, ka vdekur në moshën 100 vjeçare sot. Instituti Hoover në Universitetin e Stanfordit, ku Dr. Shultz veproi për një kohë të gjatë pasi dha dorëheqjen si sekretar i shtetit më 1989-ën, njoftoi për vdekjen e tij, por pa dhënë shkakun e vdekjes, raporton Ëashington Post.
“Mendoj se ti ke një lidhje jashtë” ishte pikërisht kjo frazë e Meridianit kundrejt Ledjanës që nisi një debat të gjatë në studion e Përputhen Prime. Opinionisti i ftuar, Meridiani, tha se mendon se Ledjana ka një lidhje jashtë prandaj i qëndroi larg Mevlanit në takimin me të. I pari ndërhyri Eri i cili tha “ky nuk është mendim pasi dëmton vajzën”, dhe këtë mendim e mbështeti edhe Arjan Konomi i cili i quajti të pabaza këto akuza. “Po çi keni këto llafe, vini akuzoni vajzën për diçka kaq delikate, se ju doni të bëni lajme nëpër portalet tuaja dhe…
Nga Christina Desmarais Më shumë se një e katërta – 26 për qind – e të rriturve në SHBA, e pranojnë se nuk kanë lexuar qoftë edhe një pjesë të një libri gjatë vitit të kaluar. Kjo sipas statistikave që dalin nga Qendra Kërkimore Pju. Nëse jeni pjesë e këtij grupimi, dijeni që shkenca mbështet idenë se leximi është shumë pozitiv për ju në disa aspekte. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Torontos, pjesëmarrësit në studim që lexonin histori të shkurtra, përjetuan shumë më pak nevojë për “mbyllje konjitive” krahasuar me homologët që lexojnë shkrime jo letrare. Në…
Koronavirusi i mori jetën muzikantit Qazim Berisha. Vetëm 35-vjeç, ai u infektua në një nga lokalet ku punonte dhe përfundoi në spital ku nuk mundi që të mbijetonte duke humbur luftën me sëmundjen.
Sipas Abbie Gellman shef kuzhine në Institutin e Edukimit Kulinar, çokollata ka përfitime shëndetësore, si antioksidantë dhe aminoacide, që kur konsumohen me moderim, ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit tuaj kardiovaskular, zvogëlimin e inflamacionit etj. Çokollata është e pasur me antioksidantë “Çokollata është e mbushur me një larmi flavonoidesh; një katror çokollatë e zezë siguron afërsisht 140 miligramë flavonoide ”, thotë Gellman. “Këto antioksidantë flavonoidë janë treguar të kenë një efekt pozitiv në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për shembull, hulumtimi ka treguar se këto flavonoide janë mbrojtëse kundër dëmtimit të rreshtimit të arterieve. Ata gjithashtu punojnë në një mënyrë të ngjashme…
Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka treguar se cilat janë dy kërcënimet kryesore për njerëzimin në të ardhmen, përveç pandemive. Sipas mediave të huaja, në një intervistë me kanalin e Derek Muller në YouTube, Gates thekson se, ndryshimi i klimës dhe bioterrorizmi janë probleme serioze që na presin në të ardhmen. Lidhur me ndryshimin e klimës, Bill Gates ka thënë se numri i viktimave në një vit do të jetë shumë më i madh sesa ai që shkakton pandeminë Covid-19. ‘Për t’ju treguar pasojat e ndryshimit të klimës, mjafton të imagjinohet dëmi i shkaktuar nga pandemia e zgjatur me kalimin e…
Gjatë debatit në rubrikën “Trotuar” për skandalin më të bujshëm të momentit, lidhjen e Teas me Beartin Graciano shpërtheu ndaj Teas duke e quajtur diçka të ndyrë veprimin e saj teksa krahasoi atë me Anën 1. “Doja të krahasoja Anën dhe Tean. Ana ishte personi më real, më moskokëçarës, ka thënë çdo gjë, llafe turpi. Kurse Tea dukej zonjë, e edukuara e dheut, e kulluara e shekullit. Ndërkohë të gjithë shanin Anën, ajo ishte e keqja, ndërsa Tea që rrinte këmbë përmbi këmbë dhe vetëm se ishte me sy bojëqielli dhe e lezetshme, ishte e mirë. Kamuflazhi është gjëja më…
Një prostitutë shqiptare që jetonte dhe punonte në Itali është vrarë ditën e sotme në mes të ditës në Pedriano të shtetit fqinj. 47 vjeçarja Luljeta Heshta është goditur 5 herë me thikë nga një person, i cili fillimisht e ka thirrur, ndërsa më pas e ka ndjekur nga mbrapa dhe e ka kapur, ku e ka tërhequr zvarrë dhe e ka qëlluar për vdekje.Disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Prej 10 vitesh Luljeta Heshta banonte në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin.
Media greke “Protothema” i ka dedikuar një shkrim shokut të Alket Rizat, shqiptarit të njohur me nofkën “Taqi”, për të cilin shkruajnë se konsiderohet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në vend. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Ralf Feruku, i njohur si “Taqi” dhe “Notis”, nga Peshkopia, i cili ishte shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale. PJESË NGA ARTIKULLI: Në verën e vitit 2018, ai ishte “i pranishëm” në përleshjen e armatosur që ndodhi herët në mëngjes jashtë një lokali në Pedion, pronari i të cilit u vra një vit më vonë në Haidari. Përveç kësaj, ai dyshohet se…