Author: tirana

Trafikantët e drogës për të rritur fitimin, heroinën dhe kokainën e shtojnë më lëndë të ndryshme toksine. Toksikologu, Zihni Sulaj thotë se përzierja e drogës me lëndë të tjera toksike mund të rrisë efektin e saj tek përdoruesi, por njëkohësisht shton edhe dëshirën për konsum të madh. Vetëm gjatë periudhës së izolimit të vendit nga Covid 19, 2 persona kanë ndërruar jetë nga overdoza. Sulaj: Efektet toksike të drogave më së shumti qëndrojnë të përzierësit, tek shtesat që bëhen, se sa tek vetë produkti aktiv i drogës. Pandemia e ka çuar në një përmbysje të tablosë epidemiologjike të përdoruesve. Shpesh për…

Read More

Prej vitesh, është fakt që aeroporti i vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza” është më i shtrenjti në rajon, por edhe më gjerë. Ndaj qeveria së bashku me koncesinarin e ri janë angazhuar për të ulur tarifat. Ministrja Belinda Balluku shpjegoi mekanizmat se si do të ulen tarifat. “Koncesionari i ri ka pranuar rezultatet e kompanisë audituese BDO, e cila ka konkluduar për një disbalancë ekonomike në këtë koncesion, duke favorizuar ndjeshëm vetëm pronarët e këtij koncesioni. Ndaj koncesinari i ri do të nisë liberalizimin e shërbimeve të tokës, ku parashikohet shërbimi i parkimit, ai i furnizimit me karburant, i transportit etj.…

Read More

Pasditen e sotme kryetari i PD lulzim Basha zhvilloi në selinë blu një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve. Fokusi i diskutimit ishte në zgjedhjet e 25 prillit, ku kryedemokrati u ka dhënë disa porosi drejtuesve politikë.“Ekipi politik tani është i plotë. Të gjithë të jenë në terren. Programi që po shpalosim t’u thjeshtëzohet qytetarëve. Të flasim me qytetarët në zona, të evidentohet ekipi ynë. Shqiptarët ta kuptojnë se ne kemi një alternativë, ne jemi ndryshe” ishin disa nga porositë e Bashës.Kjo ishte mbledhja e parë e Lulzim Bashës pas caktimit të drejtuesve të qarqeve. Në Tiranë fushatën e PD…

Read More

Një studim i ri edhe njëherë ka zbuluar që femra më shumë kënaqet në seks, nëse mashkulli e përjeton seksin si maratonë dhe jo si sprint. Rezultatet e studimit të publikuar në revistën Journal of Sexual Medicine kanë zbuluar se sa minuta mesatarisht i nevojitet një femre heteroseksuale të përjetojë orgazmën. Përgjigja është për 13 minuta e 41 sekonda. Në studim kanë marrë pjesë 645 femra heteroseksuale, të moshës 30-vjeçare, të gjitha në lidhje monogamie nga 20 vende të botës, kryesisht nga Britania e Madhe, Holanda, India dhe SHBA. Të gjithave u është kërkuar që të aktivizojnë kronometrin kur të…

Read More

Moderatorja Bora Zemani pas infektimit me COVID-19 është karantinuar në shtëpi dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor. “Faleminderit për gjithë urimet tuaja! Po jetojmë në kohë të vështirë, kohë pandemie! Si një “frikacake” jam ruajtur gjithë vitin duke respektuar të gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpëtova dot. Gjithsesi unë kam nisur mjekimin dhe jam nën kujdesin e duhur. Shpresoj të shihemi sa më shpejt”, njoftoi moderatorja. Ditën e sotme, Bora ka publikuar një foto nga ballkoni i shtëpisë. Ajo shihet pa make-up dhe në gjendje të lodhur nga koronavirusi. ‘Për ajërosje në ballkon’, ka shkruar moderatorja krahas fotos,…

Read More

Të hënën e 8 shkurtit do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit. Përmes një njoftimi, OSHEE njofton se përgjatë intervalit kohorë 8:00-13:00 për shkak të remontit të parashikuar në NST Dinamo, do të ndërpritet pjesërisht energjia elektrike në këto zona. Pranë stacionit të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, pranë ish-parkut të Autobusëve dhe rruga “Don Bosko”. NJOFTIMI NGA OSHEE Mirmbrema/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 8 shkurt Për shkak të remontit të parashikuar në NST Dinamo, në datën 8 shkurt gjatë intervalit kohor 08:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: zona pranë stacionit…

Read More

Sipas një përllogaritjeje të “Bloomberg”, nëse shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit vazhdon më ketë shpejtësi, atëherë do të nevojiten edhe shtatë vite që pandemia e COVID-19 të zhduket në mbarë botën. “Bloomberg”, që zotohet se ka ndërtuar bazën më të mëdha të dhënave të COVID-19 ka bërë një kalkulim ku thuhet se duhet afro një dekadë që të arrihet imuniteti kolektiv e me ritmin aktual të shpërndarjes së vaksinave do të duheshin deri në shtatë vite. Dr. Anthony Fauci ka bërë të ditur se 70-85 për qind e popullatës duhet të vaksinohen nëse kërkohet arritja e imunitetit kolektiv, e në…

Read More

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë babë e bir, Fatmiri dhe Flori. Fatmiri ka treguar se pas vdekjes së të vëllait ai mori përsipër të kujdesët për të nipin të cilin e rriti dhe e shkolloi. Tani nipi kërkon t’i marrë dhe shtëpinë, kurse fëmijët e Fatmirit nuk i flasin më sepse thonë që ka bërë më shumë për nipin e tij Gridin sesa për të. Flori: Me babain tim unë nuk flas dhe as kam për të folur. Ti e vetmja gjë që bën merr në telefon kërkon lekë. Të gjitha ja ke dhënë…

Read More

Masat administrative ndaj njësive të shërbimit për organizime të paligjshme gëzimesh familjare në kushtet e pandemisë, i kanë shtyrë shumë syresh në zonën e Lezhës të instalojnë lokale portative në shtëpi, një nga të paktat biznese që ka lulëzuar gjatë pandemisë. Pal Nikolli nga Zadrima e Lezhës e kishte vendosur datën e dasmës së vajzës së tij 1 vit më parë dhe kishte planifikuar ta organizonte në një lokal të zonës. Por për shkak të masave të marra nga qeveria për parandalimin e COVID-19 dhe aktit normativ të këshillit të Ministrave që ndalon organizimet me shumë se 10 pjesëmarrës, pronari…

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Fiershegan në Lushnje. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se zjarri ka rënë në banesën e një 60-vjeçari, dhe paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.  

Read More

Fëmijët që janë infektuar me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë rezulton të jenë infektuar në familja. Shefja e shërbimit infektiv në pediatri, prof. dr. Xhorxhina Kuli thekson se që nga fillimi i pandemisë janë prekur nga koronavirusi mbi 1500 fëmijë në vendin tonë. Kuli: Nga fillimi i epidemisë, kemi mbi 1500 fëmijë të infektuar me tampon pozitiv. Kryesisht kemi infeksione brenda vatrave familjare. Fatmirësisht, më vjen mirë që nuk kemi konstatuar deri tani infektime në institucionet e frekuentimit fëminor, pra që të ketë 2-3 nga një shkollë, por nga prindërit e infektuar. Por ndryshe nga të rriturit, fëmijët nuk manifestojnë…

Read More