Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar sot Metropolitinë e Korçës, nga ku ka dhënë një deklaratë për mediat. I pyetur se kur do të kthehen pronat për shumë institucione fetare, Meta tha se këtë çështje e pengon vetëm korrupsioni qeveritar, duke shtuar se ka apeluar vazhdimisht për zgjidhjen e problematikës. Kreu i Shtetit e konsideroi të rëndësishme këtë proces, me qëllim që institucionet fetare të bëjnë më shumë për besimtarët dhe qytetarët, në shërbim edhe të shtresave në nevojë.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka qenë në një lagje në Ndroq, për të vizituar shtëpitë e rindërtuara. Rama është takuar edhe me një nga banorët e lagjes, e cila i është ankuar se rruga i merr tokën dhe vendin e lopës. Zonja i ka shoqëruar Ramën, Veliajn dhe Ahmetajn dhe nuk i ka lënë të largohen pa u treguar hallin e saj. Pjesë nga biseda Rama: A të vij dy minuta? Banorja: Po ore hajde Rama: Pse nuk deshët që të vij? Banorja: Covid-i Rama: A deshët që mos të më zejë mua Covid-i. Banorja: Do më heqin vendin e lopës.…
Rënie e lehtë e infektimeve të reja me COVID-19 ashtu si edhe rënie e testimeve. Ministria e Shëndetësisë informoi sot se nga 3458 testime kanë rezultuar pozitivë 953 persona. Fatkeqësisht kanë humbur betejën me COVID-19, 12 persona në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19. Ju njohim…
Nëse besoni në astrologji dhe shpesh ju ndodh të pyesni veten a ka ndonjë probabilitet sado të vogël për t’u bërë të famshëm, shihni listën e mëposhtme dhe zbulojeni. Shtatë shenjat e horoskopit me më shumë gjasa për t’u bërë të famshëm! Luani-Luanët janë kërkuesit e lindur të famës. Ata gjithmonë dëshirojnë vëmendjen dhe janë të aftë ta mbajnë atë. Në fakt, duhet thënë se e meritojnë popullaritetin që dëshirojnë. Shigjetari-Njerëzit e shenjës së Shigjetarit arrijnë ta marrin gjithnjë vëmendjen dhe s’i tremben aspak asaj. Kjo shenjë zjarri është gjithmonë me vetëbesim të lartë dhe nuk heziton të rrezikojë për…
Pas disa ditësh në të cilat IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit) ka hedhur dritë mbi lojtarët më të mirë të dekadës së fundit sipas konfederatave, si dhe ekipin më të mirë, është koha për trofeun maksimal, atë të futbollistit më të shquar midis viteve 2011 dhe 2020. Lufta u supozua të jetë emocionuese, siç ka qenë, midis Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, përkatësisht më i miri në CONMEBOL dhe UEFA. Në fund ishte ylli argjentinas, ai që triumfoi. Messi është më i miri i dekadës së kaluar, përpara Cristiano dhe Andrés Iniesta, të cilët kompletojnë podiumin.…
Ambasadorja e SHBA-ve ka folur sot me emra. Nga paralajmërimi për lista të pastra, ditën e sotme është ndalur tek emrat konkret, siç është rasti i deputetit Tom Doshi. Ambasadorja ka risjellë në vëmendje vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka shpallur ‘non-grata’ Doshi, ku i ndalohet hyrja për në SHBA. Përmes një postimi në ‘Twitter’ diplomatja ka dhënë mesazhin e saj të prerë që Doshi mos të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë. “Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë…
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka folur ditën e sotme për ‘Reporttv’ për dy rastet e raportuara ditën e sotme në Shkodër. Sipas saj dy rastet nuk janë riinfektim mirëpo mutacion. Për ato raste, Fico tha se duhen pritur analizat përfundimtare. “Të gjitha rastet, ne i kemi dërguar për vlerësimin e sekuencimit. Të infektohesh nga e njëjta shtam, është riinfektim. Nuk mund ta përjashtojmë sekuencimin e këtyre rasteve. Me shumë mundësi ka që të jetë një mutacion i virusit dhe jo e njëjta. Duhet të presim analiza. Përsa i përket mutacioneve, ne vijojmë të dërgojmë mostra. Sekuencimi merr një kohë…
Java ka nisur me rrebeshe shiu e madje në fundjavë vendi do të përfshihet nga stuhi me origjinë nga Siberia. Këto reshje shiu do të na shoqërojnë deri ditën e enjte, ku herë pas here do të kemi fuqizim të dukshëm të tyre, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit tonë, ku pritet që të jenë edhe me intensitet të lartë”, thotë Hakil Osmani, MeteoAlb. Pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit gjatë ditës së premte, por kjo do të shoqërohet me një rënie të ndjeshme të vlerave termike, rënie e…
Kohët e fundit në vendin tonë kanë nisur të sulmohen rrjetet e komunikimit online. Specialistja për Sektorin e Hetimit të Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, zbërtheu në një deklaratë për mediat të gjithë skemën e përdorur nga personat e paautorizuar. Këta të fundit sipas Bonjakut duke regjistruar numrin e viktimës në platformën e komunikimit “Whatsapp”, duke u shtirur sikur është numri i tyre, bëjnë kërkesë për t’i ridërguar kodin gjashtëshifrorë me arsyetimin që është dërguar gabim. Kjo ndodh kryesisht nga persona që kanë njohje me viktimat e mundshme. Bonjaku theksoi se personat që konstatojnë problematika të tilla duhet të njoftojnë menjëherë…
Ministria e Arsimit ka lajmëruar se provimi i lëndës së Matematikës do të zhvillohet me 11 qershor 2021. Ndërsa Lënda me zgjedhje me 15 qershor. Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet me datë 3 qershor, ndërsa provimi i Letërsisë do të zhvillohet me datë 7 qershor. Provimet do të zgjasin 2 orë e 30 minuta dhe nisin në orën 10:00. Vijon..
Policia e Tiranës ka vënë në pranga Kevin Cungun, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kevin Cungu në shtator të 2020, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi në këmbë 30 vjeçarin Rexhep Xhekaj Gjeli, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 3 viktima nga COVID-19 Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 290 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar 189 persona. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Njoftimi i IKSHPK’së: 189 TË SHËRUAR DHE 290 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Brenda 24…