Policia italiane arrestoi një 43-vjeçar shqiptar me inicialet A.K. si të dyshuar për vrasjen me thikë dje në Milano të Luljeta Heshtës, 47-vjeçe nga Peqini. Një nga pistat që po hetohet si shkak që mund të ketë sjellë debatin dhe më pas vrasjen është xhelozia. Ndërkohë që mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e të arrestuarit, si të dyshuar për vrasjen. Gjatë marrjes në pyetje, burri pranoi se kishte debatuar me partneren e tij në ditët e mëparshme për arsye xhelozie, sepse ai dyshonte se ajo kishte një të dashur. Sidoqoftë, ai mohoi që të ishte i përfshirë në vrasje dhe…
Author: tirana
Ditën e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi u arrestuan tri infermiere dhe një sanitare, të cilat dyshohen se janë bashkëpunëtore me Tire Alldervishin. Prokuroria e Tiranës lëshoi 4 urdhër arreste ndaj tyre, pasi dyshohen si të përfshira në skemën kriminale të zhvatjes dhe rryshfetit. Mes të arrestuarave është edhe infermierja Sidorela Çela vetëm 28-vjeçe. 28-vjeçarja punonte si infermiere në spitalin “Shefet Ndroqi” dhe kishte biseduar shpeshherë me Tiren për mënyrën se si do të ndanin paratë me njëra tjetrën. 28-vjeçarja akuzohet per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit”. Ndërkohë në fotot e saj nga vendi i…
Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në studion e ‘Radarit Informativ’ me se në lidhje me rastin “Tire” janë shkarkuar kryeinfermierë përgjegjës si dhe janë vërejtje për disa të tjerë. Ajo u shpreh se pas denoncimit të rastit të korrupsionit në media, QSUT ka marrë masa për organizimin e brendshëm, por pa dhënë më shumë detaje, të cilat theksoi se do të bëhen publike në vijim. Rakacolli u shpreh optimiste duke deklaruar se fenomeni i korrupsionit në vend ka pësuar rënie ndër vite. Ndalur tek personat publikë që kanë shkelur masat duke grumbulluar shumë persona në ambient të mbyllur, Rakacolli…
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora lajmëroi disa ditë më parë se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra të njohur të muzikës. Ajo ka treguar se ky projekt i ri do të jetë një miks midis popit modern, kulturës së viteve 80-90 dhe muzikës house. Gjithashtu ky album do të ketë një përzierje të vërtetë kulturash, ku sigurisht nuk mund të mungonte as ajo shqiptare. Së fundmi, Rita ka publikuar një trailer, që i ka bërë fansat shqiptarë të artistes të lumturohen. Në videon e postuar Rita…
Videoja e kreut demokrat, Lulzim Basha, i cili filmohej nga e shoqja teksa gatuante në kuzhinë, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. E ndërsa video u bë virale në fundjavë, debate e lajme të shumtë pati rreth vërtetësisë dhe qëllimit të videos në fjalë, moderatorja Valbona Mhilli dhe gazetarja Zefina Hasani nuk ngurruan të shprehnin hapur qëndrimet e tyre të kundërt. Kjo e fundit e cilësoi të gjithën si një video të inskenuar në funksion të “PR” para zgjedhjeve, ndërsa Valbona insistoi që në familjen e Bashës gatuhet dhe konsumohet ushqim shtëpie. “Nga aq sa unë kam investiguar…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme kandidatët e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar planin. “Kishte një besim të madh për një rezultat jashtëzakonisht të lartë në Tiranë. LSI ndjen një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë. Mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj 5 prioriteteve të LSI-së për…
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se akoma jemi shumë larg krijimit të imunitetit të tufës. Rakacolli e ftuar në ABC është shprehur se imuniteti i tufës arrihet pasi infektohet 70-80% e popullsisë, dhe siç thonë ekspertët kjo është akoma larg. Ndër të tjera ajo ka theksuar se ISHP po punon për hartimin e një raporti përfundimtar përmes testeve serologjike për të parë se sa % e popullsisë e ka kaluar Covid. “Vendosja e masave kufizuese bëhet në bazë të indikatorëve në lidhje me incidencës së rritjes së rasteve të reja me % e pacientëve që zënë dhe…
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale. Ndreca shkruan se sot është zyrtarisht pozitiv, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes për të mbetur negativ. “Unë kështu për person pozitiv e njihja veten por sot m’u desh ta çertifikoj. Zyrtarisht pozitiv. Me pozitivitet dhe kujdes, uroj të mbeteni negative”, shkruan Ndreca.
everia sot ka miratuar një fond shtesë për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të 25 prillit 2021. Shtesa do të parashikohet nga buxheti i vitit 2021. Vendimi është firmosur nga kryeministri Rama dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
Largimi i Melisës nga Përputhen është komentuar edhe në puntatën e sotme, ku djemtë e kanë përgëzuar për vendimin. Por Eri hodhi akuza të forta se një tjetër vajzë që ndodhet brenda programit vazhdon lojën. Vajzat reaguan menjëherë, por Eri tha vetëm: “kujt ti djegë, le ta mbajë”. Atdheu: E përgëzoj se përndryshe do kishte aktruar pastaj me neve. Eri: Unë mendoj që bëri shumë mirë që u largua, u tregua e sinqertë ndryshe nga të tjerë këtu dhe po vazhdojnë lojën, por u tregua e sinqertë. Antonela: Kush janë këta disa? Eri: Nuk dua ta them tani, do e…
Nga Astrit Patozi Urime Lulzim, që e paske regjistruar partinë në zgjedhje! Nuk thonë kot që bota është portokall. Përpara dy vjetësh u shqetësove shumë për firmat tona dhe nuk le gur pa lëvizur, duke përndjekur çdo person, që na mbështeti të krijonim Bindjen Demokratike. Por ne nuk kishim mundësi tjetër për t’u futur në zgjedhje dhe ishim të detyruar ta bënim atë punë. Problemi është se ti sot i ke vënë demokratët të mbledhin firma, sikur po e themelojnë partinë e tyre nga e para. Sepse, koka bën, koka pëson Lulzim, sidomos në politikë. Nejse, rëndësi ka që sot…
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në lidhje me akuzat e tyre në drejtim të qeverisë. Një prej tyre e ka pyetur Ramën në lidhje me një vilë në Vala Mar, duke kërkuar të dijë se me çfarë parash është financuar. “Ate vilen ne Vala Mar me c’fare lekesh e bleve!”, shkrua komentuesi. “Nese kjo pyetje me drejtohet mua pergjigja eshte kujdes nga burimet e infektuara ku fusni koken, sepse dizinformimi dembelos trurin, trash gjuhen, turbullon syrin, jeshilos gjakun dhe e trullos robin e Zotit!”, shkruan Rama.