Me debate të forta është shoqëruar puntata e djeshme e spektaklit ‘Përputhen’. Arjan Konomi nuk i kurseu kritikat për Elvisin pas takimit të tij me Sindin. Arjani u shpreh se në takime Elvisi nuk di të flasë e të komentojë dhe sipas tij me vajzat e “Përputhen” nuk ka lidhje. Arjani: Ju krijoni një gjendje si në takim të parë, pyetje, pastaj ngrini sytë nga qielli. Atje nuk ishit as miq. Elvisi: Nuk e kuptoj realisht si i nxjerr konkluzionet nga një pjesë që e thua në pjesën e parë të emisionit pastaj në tjetrën. Njëherë thua se dukesh si…
Author: tirana
Femrat gjatë gjithë kohës kujdesen për veten dhe trupin e tyre. Nëse shtojnë kilogramë ato menjëherë fillojnë të ndjekin dieta drastike ku herë pas here ndërpresin dhe ushqimin. Nuk qëndroni dot pa ngrënë ndonjë gjë edhe midis vakteve, por nuk doni as të shtoni në peshë? Ne kemi menduar të përgatisim një listë me 10 ushqime të cilat mund ti hani pa frikë dhe nuk do të shëndosheni, madje ju do të jeni më të shëndetshme. Molla Molla është një ushqim që mund të konsumohet në cdo kohë. Ajo përveçse të ngop, mbron shëndetin dhe ul kolesterolin. Konsumojeni me lëkurë…
Nga nesër dhe në dy javët në vazhdim shkollat në disa zona të Divjakës do të zhvillojnë mësim online. Njoftimi i papritur është bërë ne adresen e tij ne rrjetin social nga zv/kryeministri Erion Braçe në orët e mbrëmjes duke analizuar situatën e të infektuarve me COVID-19. Braçe thotë se në këto zona janë 174 të sëmurë aktivë me koronavirus të cilët janë infektuar në ceremoni mortore dhe shtëpitë e të moshuarve për shkak të qokave. Ai bën apel që të ndalen vizitat nëpër shtëpia ku më shumë se ngushëllohet, shtohet dhimbja duke infektuar dhe duke vrarë njerëz të afër.…
Arrestohet makthi i bizneseve. Kristi Cinari 21-vjeç është prangosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ai akuzohet se grabiti Kredo.al dhe një farmaci brenda një harku kohor të shkurtër pak javë më parë në Tiranë. GCinari ishte i pajisur me kartë identiteti false kosovare me emrin Blerim Krasniqi por pavarësisht kësaj përpjekje arratia e tij nuk ka zgjatur për shumë kohë pasi sonte u arrestua në kryeqytet. Gjithashtu dyshohet se Çinari është dhe autori i grabitjes së farmacisë në 27 janar në Tiranë.
azetari investigativ Saimir Kodra ka deklaruar se ka raste të tjera të ngjashme me atë të Tire Alldervishit. Duke folur në emisionin “Opinion” Kodra tha se ai ka shumë raste të tjera dhe vetëm po pret miratimin e familjarëve të disa të ndjerëve, të cilët janë përballur me korrupsion në spitalet tona Covid. “Kam raste të tjera dhe po pres miratimin e familjarëve që t’i nxjerr. Janë të konfirmuara janë mesazhe të pacientëve që kanë humbur jetën dhe të familjarëve të të ndjerëve. Prandaj thashë që ka raste të tjera përveç Tires, se nuk flisja kot. Dhe Tirja na doli…
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka treguar në “Open” se si funksiononte skema e zhvatjes së parave nga infermieret dhe sanitaret drejt personave të infektuar me Covid-19, të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Gjithçka nisi pasi u zbulua skandali i Tire Alldërvishit dhe më pas u arrestuan 3 infermiere e një sanitare tjetër, të akuzuar si bashkëpunëtore në zhvatjen e parave. “Skema është zbuluar pas faktit të bërë publik në një emision investigativ dhe bisedat në telefon dhe kështu kanë shkuar tek infermieret dhe sanitarët. Prokuroria paralajmëron edhe hetime ndaj shtetasve të tjerë. Në celularin e Tire Alldervishit shihen…
Thomas Strakosha ka dhënë sot sinjalin më të qartë se po mendon lamtumirën nga Lacio. Portieri i pëfraqësueses shqiptare, në një intervistë të dhënë për “Sky Sports” në Gjermani, ka pranuar se po ndjek me interes Bundesligën dhe nuk e mohon mundësinë e transferimit aty. “Unë jam i hapur ndaj sfidave të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap shumë i mirë për karrierën time”, tha lojtari i cili duket se ka piketuar edhe një klub të mundshëm ku të aktivizohet. “Borusia Dortmund? Është një…
Presidenti i klubit të Partizanit, Gaz Demi, ka folur për shumëçka mbrëmjen e sotme, në emisionin “Jashtë Loje”, me moderatore Sidorela Gjonin. Ai tregoi edhe marrëdhënien që ka me Drejtorin e Përgjithshëm të Partizanit, Olsi Ramë, të cilin e konsideroi një mik të mirë dhe personin që e motivon më shumë te Partizani. Demi u ndal edhe te marrëdhënia me zv.kryeministrin Erion Braçe dhe deputetin socialist, Bashkim Finon, tifozë të zjarrtë të Partizanit. Të dy politikanët, Presidenti i Partizanit i konsideroi “miq dhe politikanë të mirë”. “Drejtori Olsi Rama, është një djalë i përkushtuar, e kam mik të mirë dhe…
Një nga risitë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të 2021 është kandidimi i gjeneral Piro Ahmetajt në Qarkun e Vlorës nga Partia Demokratike. Ahmetaj është i votuar nga anëtarësia Vlorë, e tashmë është konfirmuar nga Komisioni i Vlerësimit të PD-së. Pas daljes në rezervë nga shërbimin aktiv në FA, Gjeneral Ahmetaj në nëntor 2019 u zgjodh zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, ndërsa në Janar 2020, është emëruar në funksionin e këshilltarit për sigurinë kombëtare i kryedemokratit Lulzim Basha.
Parlamenti miratoi me 91 vota pro ligjin për karrierën e ushtarak shqiptar. Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke plotësuar disa mangësi që janë evidentuar ndër vite gjatë zbatimit të tij.nëpërmjet vendimit nr.501, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes”, është zgjeruar fusha e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë lindur nevoja të reja për rritjen e performancës, rekrutimeve të reja dhe profilizimin e specializimin e mëtejshëm të ushtarakëve aktivë, si komponenti bazë i…
Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka folur për rastin e korrupsionit brenda institucionit që ai drejton, i njohur për publikun si “Tirja”. Pas arrestimeve të tjera të ndodhura ditën e sotme, Kapisyzi u shpreh se dhënia e rryshfetit ndaj bluzave të bardha është plagë e shoqërisë shqiptare. PJESË NGA BISEDA: Perlat Kapisyzi: Janë ngjarje tronditëse që na kanë shkaktuar të gjithëve, jo vetëm mua. Ngjarje që nuk duhet të njollosë dhe të zhdukin punën që bëhet në shërbimin shëndetësor. Korrupsioni në shërbimin shëndetësor është sëmundje botërore. Pashë që e konsideronin sëmundje botërore dhe është plagë që shfaqet në trupin…
Analisti Baton Haxhiu ka komentuar intervistën e fundit të Fatos Nanos. Haxhiu tha qëndrimet e Nanos janë të ftohta dhe të sinqerta pasi këtë ia mundëson dhe distanca historike me ngjarjet. Kritikat e Nanos ndaj Ramës në të kaluarën, Haxhiu i konsideroi pjesë të betejës politike. “Distanca historike me ngjarjen i krijon një ftohtësi dhe gjykimi mund të jetë më i sinqertë. Por fakti që Fatos Nano nuk la asnjë fjali kritikuese për Edi Ramën dhe tha se i duhej një rebel kur ai ishte në qeveri dhe që i duhej për pasues, tregon një njeri që ka ndjeshmëri ende…