Nga Bryan Lufkin – BBC Kur vendi u mbyll në mars të 2020, për shkak të pandemisë, bisedat në grupe të ndryshme ishin shpëtimi ynë. Biseda me miqtë, kolegët, apo me të afërmit më ndihmuan që të qëndroja i lidhur me botën. Ne qeshëm me meme, qetësuam njëri-tjetrin dhe kontrolluam njëri-tjetrin. Por, ndërsa pandemia vazhdon, bisedat në grupe filluan të bëheshin të mërzitshme dhe më jepnin shumë stres. Telefoni im tashmë merr shumë njoftime për lajmet dhe shumë mesazhe brenda një minute, kur në një kohë normale, mund t’i merrja brenda një ore ose më shumë. Humbja shumë mesazhe dhe…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndoq, bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ahmetaj deklaroi se zërat se qeveria nuk do i shpronësojë banorët e zonës apo nuk i lë të shesin shtëpitë janë gënjeshtra elektorale. “Bashkitë tani mund të fillojnë të futen në procesin e marrëveshjeve me familjet që janë dëmtuar. Shtëpinë e gëzojnë e trashëgojnë dhe bëjnë çfarë të duan. Çdo lloj thashethemi që thuhet poshtë e lartë që qeveria nuk I lë ta shesin është gënjeshtër elektorale”, tha Ahmetaj…
Pas vendimit të Rusisë për largimin e tre diplomatëve evropianë, Gjermania, Polonia dhe Suedia kanë dëbuan tre diplomatë rusë. Mediat e huaja bëjnë me dije se shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell gjatë udhëtimit në Rusi, ku ka thënë se kishte mësuar për dëbimet përmes mediave sociale ndërsa fliste me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka konfirmuar largimin e diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, të akuzuar nga Moska për pjesëmarrjen në protestat muajin e kaluar kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, ndodhi një ditë para udhëtimit të Borrellit.…
Rusia u hakmor duke dëbuar një diplomate shqiptare nga ambasada jonë në Moskë. Jonida Drogu, e cila shërbente si sekretare në ambasadën shqiptare në Moskë ka 72 orë kohë që të largohet nga Moska, pasi u shpall e padëshiruar, “non grata”. Hakmarrja e Rusisë pas dëbimit të diplomatit Alexey Krivosheev nga Tirana zyrtare me argumentin se shkeli masat anti-covid-19, ishte e dyfishtë, pasi jo vetëm shpalli “non grata” sekretaren e ambasadën shqiptare në Moksë, po i publikoi edhe emrin, gjë për të cilën akuzoi vendin tonë se shkeli praktikën ndërkombëtare diplomatike. Dëbimi i fundit nga Rusia i diplomatëve shqiptarë ishte…
Antonela ka marrë drejtimin e programit Për’puthen në puntatën e sotme pasi moderatorja Bora Zemani vazhdon të jetë e izoluar për shkak të infektimit nga Covid-19. Hyrja e Antonelës nisi menjëherë me batuta dhe me disa thumbime për Ledjanën, me të cilën ka pasur shpesh përplasje për takimet me Mevlanin. Antonela: Përshëndetje Ledjanë e dashur si je? Ledjana: Përshëndetje, por këtu janë të gjitha gocat dhe mund ti përshëndesësh të gjitha. Antonela: Si ndihesh për faktin që jemi përballë dhe mund të jap të drejtën e fjalës ose jo. Ledjana: Po unë jam prezantuese. Antonela: Shumë mirë. Edhe prezantueset e…
Nga Xhevdet Shehu Vitet e fundit dhe deri në fund të jetës Nexhmije Hoxha pati një komunikim të rregullt dhe korrekt me autorin e këtyre radhëve dhe disa prej takimeve me të, unë i kam publikuar këtu në DITA. Vetëm një muaj para se të ndahej nga jeta ajo arriti të botonte “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”. Është një histori mbi 70-vjeçare në rreth 500 faqe. Enver Hoxha është personazhi kryesor bashkë me ata në krah të tij në të përpjetat e historisë shqiptare, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo e Ramiz Alia. Nexhmije Hoxha veproi si asnjë ish-udhëheqës…
Reperi i njohur, Getinjo është përfolur për një lidhje me moderatoren e njohur Megi Pojani. Dyshimet lindën pasi ata ishin të ftuar në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush Luan”. Reperi iu është përgjigjur pyetjeve të fansave në rrjetin social Instagram Njëri prej ndjekësve të tij e ka pyetur nëse Getinjo ka kryer marrëdhënie seksuale me Megi Pojanin. Ai është përgjigjur shkurt “Nuk kam bërë”.
Një 47 vjeçare u gjet e vdekur sot në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, Violeta Gurraj, u gjet e pajetë në banesën e saj mes një pellgu gjaku. Policia tha se djali i viktimës prej tre ditësh kërkonte të komunikonte me të ëmën por ajo nuk ia kishte hapur telefonin. Kjo ka bërë që ai të denonconte në polici mbrëmjen e së dielës. Paraditen e kësaj të hëne, forcat e rendit kanë hapur me forcë derën e banesës duke gjetur 47 vjeçar pa jetë dhe me shenja dhune në trup. Jashtë kameras fqinjët thanë se 47-vjeçarja prej kohesh vuante…
Tirana është qarku që do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Me 36 mandatet nga ky qark (pas shtimit me dy mandate nga zgjedhjet e shkuara) Tirana është përshirë në fushatë, ku dy forcat kryesore ne vend, PS dhe PD kanë zbritur njerëzit e tyre në terren. Partia Demokratike (në ndryshim nga 2017) ka futur si drejtues degësh në Tiranë; Aldo Bumçin, Alfred Rrushajn, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Flamur Nokën. Ndërsa vijojnë (ashtu si edhe në 2017, por me ndryshim zonash) Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Grida Duma. Në anën tjetër, PS e ka “blinduar” Tiranën me…
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, zhvilloi një inspektim ditën e sotme në lagjen e re në Ndroq, ku po ndërtohen 74 shtëpi banimi, kopësht, shkollë dhe një qendër sociale. Rama thotë se pasi humbën shtëpinë, afro 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje afër fare me rrugën kombëtare dhe me akses të shpejtë në shërbime. Ndërkohë ministri Ahmetaj ka shuar të gjitha zërat lidhur me procedimin e një familjari për shtëpinë e tij që do të rindërtohet ose do të jetë e re, në kuadër të procesit të Rindërtimit.…
Me siguri keni dëgjuar për ujin detox që së fundmi është kthyer në trend më shumë se kurrë sidomos në SHBA. Në thelb uji detox është një pije e madhe me akull dhe fruta, perime, apo aroma që pihet gjatë ditës dhe ka shumë përfitime për trupin. Përgjithësisht e mira është që nëse vendosni të bëni ujë detox të zgjidhni frutat dhe perimet e sezonit. Si ta realizoni ujin detox? Lani mirë frutat ose perimet, madje nëse mundeni lajini me pak sodë buke. Prijini në feta të holla dhe të vogla, ndërsa gjethet aromatizuese lërini në formën që kanë. Futini…
Qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend ndryshimin e kontratës koncesionare mes saj dhe kompanisë Aleat, e cila do të mundësojë ndryshimin vizual për vlefshmërinë e pasaportave dhe kartave të identitetit të personave që mbushin 75 vjeç. Sipas kontratës koncesionare periudha e vlefshmërisë për këtë kategori moshe duhet të jetë pa afat, por mundësimi i saj i prodhimit teknologjik të tyre nuk është bërë i mundur. Në ndryshimin e kontratës kompania bie dakord të bëjë ndryshimin vizual të pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve për këtë kategori.