Author: tirana

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e prostitutës shqiptare Luljeta Heshta. Ajo u vra barbarisht me thikë në Milano. Policia ka arrestuar partnerin e saj 42-vjeçarin Alfred Kipe si autorin e dyshuar të vrasjes. Prej vitesh, 42-vjeçari kishte qenë në një lidhje dashurie me Luljeta Heshtën. “Shqiptari ishte i papunë dhe pa makinë. Në vendin e krimit ai arriti me transport publik dhe pasi gjeti gruan në rrugë debatuan dhe më pas e qëlloi me thikë 5 herë për vdekje. Thika akoma nuk është gjetur. Dy dëshmitarë panë skenën e krimit. Një krim i kryer me brutalitet”…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Laçit ditën e sotme. Si pasojë, e rrëshqitjes së shkallëve, një farmacite ka mbetur e mbyllur brenda. Denoncimi ka ardhur nga një qytetar për “JOQ”, i cili shprehet se nga rregullimi i disa prej rrugëve të qytetit, disa pallate kanë nisur që të rrëshkasin. “Në Laç ka mbetur farmacistja brenda. Po “rregullojnë” rrugët edhe po rrëshkasin pallate sot në mëngjes kishin rrëshkitur shkallët. Farmacistja brenda”, shkruan qyetatari, i cili ka dërguar edhe videon e mëposhtëme.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike kur u pyet në lidhje me pozicionin e ish-kryeministrit në zgjedhjet e 25 prillit dhe në cilin qytet do kandidonte. Basha u shpreh se përvoja e Berishës është e jashtëzakonshme dhe është në shërbim të PD, demokracisë shqiptare dhe të interesit të shqiptarëve. I pyetur nëse ka nevojë ende për Berishën, Basha u shpreh se “unë kam nevojë për këdo që do të ndihmoj në një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që funksionon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me disa pensionistë në Tiranë, iu sqaroi atyre Programin ‘Shqipëria Fiton Mirëqenie’ dhe përfitimet që do të ketë kjo grupmoshë direkt dhe indirekt. Në planin e punës që do të zbatohet nga qeveria e tij pas zgjedhjeve te 25 prillit parashikohet rritje e pensioneve. Po kështu pensionistët do të jenë përfitues të skemës së rimbursimit të ilaçeve, uljes së çmimit të energjisë elektrike. Plani i detajuar, tha Basha është produkt i një pune dy-vjeçare, i një konsultimi të gjerë dhe i përshtatur me situatën që po kalon vendi. “E dimë që…

Read More

Një vjedhje e pazakontë por e ngjashme me skenat e filmave të Hollywood, është kapur në San Francisco nga një kamerë që ishte e vendosur brenda një veture. Videoja e postuar në Twitter, shfaq një Honda të zezë që ndalet pas një tjetër makine me ngjyrë të hirtë që ishte ende në lëvizje. Në një moment kur e zvogëlon shpejtësinë vetura, nga Honda del një burrë i cili pa u menduar dy herë e thyen xhamin e bagazhit dhe nxjerr një çantë. Gjithçka zhvillohet brenda shtatë sekondave, ndërsa personat që ishin në veturë dhe ishin viktimë e vjedhjes dalin nga…

Read More

Situata nga përhapja e koronavirusit është kritike. Tregues për Skënder Bratajn janë dhe thirrjet e qytetarëve drejt Urgjencës Kombëtare si dhe kërkesat e shtuara për shërbim mjekësor në banesë. “Jemi në nivelin e 2300 thirrjeve në 24 orë. Ajo që më shqetëson është fakti që nga 430-440, sot jemi në 527 vizita në banesë dhe nga të cilat 2013 janë për Covid”. Eksperti i Komitetit Teknik nuk është për një mbyllje të dytë të vendit, por mbështet ashpërsimin e masave për të ulur infektimet në popullatë. “Duhet të insistohet që masat të respektohet, të cilat ishin të mjaftueshme. Nëse nuk…

Read More

Qeveria e Greqisë pritet të njoftojë më vonë një bllokim 12-ditor deri më 21 shkurt të Athinës. Athina dhe zonat përreth do të qëndrojnë të mbyllura nga nesër në orën 06:00 deri në datë 21 shkurt. Sipas mediave greke, mbyllja bëhet në një përpjekje për të lehtësuar presionin në rritje mbi spitalet dhe për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Kyeministri Kyriakos Mitsotakis bëri një takim urgjent të komitetit që kërkonte më shumë kufizime. Mësohet se hapur do të qëndrojnë vetëm farmacitë dhe ushqimoret. Sipas ekspertëve, shkollat ​​dhe dyqanet me pakicë do të mbyllen nga nesër deri më 22 shkurt. Mësohet…

Read More

Qendra e Urgjencës Kombëtare Mjekësore bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të respektojnë masat anti-COVID. Sipas saj ka një rritje të numrit të të infektuarve në moshat e 15-24 dhe 25-35 vjeç. Në bazë të shifrave të publikuara, QUKM njofton se është rritur ndjeshëm po ashtu edhe numri i thirrjeve drejt 127. QUKM raporton se vetëm gjatë javës së parë të shkurtit janë regjistruar rreth 18000 thirrje, prej të cilave rreth 4000 thirrje kanë qenë thirrje COVID. ‘Rritja e numrit të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, ka rritur ndjeshëm edhe numrin e thirrjeve…

Read More

Dy zyrtarë të Komisariatit të Tropojës kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Në prangat e Policisë ka përfunduar nënkomisari me iniciale F.GJ., me detyrë specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban; dhe inspektori B.Rr., specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban. Nga hetimet e zhvilluara nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, është mësuar se përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh ka bërë një kallëzim penal në datë 16 janar të këtij viti. Në denoncimin e tij, përfaqësuesi ka bërë me dije se gjatë një aksidenti të ndodhur në rrugën…

Read More

Valdrin Sahiti ka uruar bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes dhe gjejeni çfarë, çifti pret një tjetër bebe. Në ditën më speciale, stilisti e jep lajmin krah fjalëve të ëmbla dedikuar dashurisë së jetës. “Urime ditëlindjen për dashurinë tonë të jetës. Faleminderit që na do e na duron të dyve çdo ditë, me kërkesa e ankesa. E faleminderit shumë që kësaj fotografie shpejt do t’i shtosh edhe një beb”, ka shkruar ai. Çifti i njohur janë prindër të një vajze, së shpejti me siguri do zbulohet edhe gjinia e bebit të dytë apo detaje të tjera që kuriozojnë publikun.

Read More

Pika e Kalimit Kufitar te Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur për daljet nga Shqipëria në drejtim të Greqisë deri në 22 shkurt. Autoritetet greke kanë shtyrë edhe dy javë të tjera afatin e mbylljes për shkak të shifrave të larta të infektimeve ndërsa kane lënë në fuqi të njëjtat masa shtrënguese për ata që vijnë nga Greqia ne drejtim të Shqipërisë. Kështu, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Mjetet si autobuza, taksi apo çdo mjet tjetër…

Read More

Që nga sot prokurori Eugen Beci është përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të Becit, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Beci ka pasur problem me deklarimin e pasurisë si dhe ka fshehur refuzimin e hyrjes në SHBA përmes anulimit të vizës. Gjithashtu, prokurori i Krimeve të Rënda rezultoi se kishte probleme me një apartament si dhe me shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e tij.

Read More