Policia po njofton baret dhe restorante për masat e reja anti-Covid. Eektivë të policisë kanë njoftuar lokalet që të marren masa për mbyllje nga ora 20:00, të ditës së nesërme. Po ashtu, këtë lajm e konfirmon për Top Channel edhe kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Henri Jahaj, se është dhënë një urdhër verbal, që nga nesër baret mbyllen në orën 20:00. Ne këtë situate te përkeqësuar, Komiteti i ekspertëve mblidhet nesër për të zyrtarizuar masa shtesë, nga ku me gjasa mund të dalë një vendim për forcim të masave kufizuese për shkak se infektimet janë shtuar së tepërmi.…
Author: tirana
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Laprakë. Burime bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor. Këtij të fundit, i është dhënë ndihma e parë, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Publikohen pamje nga biseda e fundit mes dy motrave Metani dhe vrasësit të tyre, Përparim Ademit. Një ditë para se të shkonte me armë në banesën e tyre, ai i ka telefonuar në celular dhe i ka kërkuar që motrat Zhaneta dhe Kristina ta falnin, por nuk sqarohet qartë për çfarë bëhet fjalë. Në bisedën me video të siguruar nga ‘Faxnews’, motrat i kërkojnë të tregojë armën me të cilën i ka kërcënuar se do t’i vriste, ndërsa ai premton se nuk do ta shqetësonte më Zhanetën, por vetëm një ditë pas këtij premtimi, ditën e ndërrimit të viteve shkon…
Tabelat në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk do të jenë më vetëm në gjuhën maqedonase, por do të jenë të shënuara edhe në shqip, informon Tetovasot. E gjitha kjo në një koordinim mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”. Prej Strumice e Kumanove nga Dojrani në Shtip e Ohër, tashmë këto tabela do të kenë shënime edhe në gjuhën shqipe. E gjithë kjo veprimtari ka filluar prej sot duke shtrirë terrenin nga Tabanoci dhe deri në Qafë Thanë ndërsa vendimin e ka nënshkruar vetë drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi. Dje Drejtori…
Shpërthimi ka ndodhur në një hotel në Sarandë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Moderatorja e emisionit Sonila Meço, përmes një postimi në Facebook është shprehur se sonte nuk do jetë live si çdo të martë në emisionin “Tempora”. Sipas gazetares, shkak është bërë një virozë stinore dhe për të mbrojtur stafin e emisionit dhe të ftuarit ka zgjedhur ta bëjë pushim. Gjithësesi, shikuesit e RTV Ora do të kenë mundësi të ndjekin një analizë profesionale mbi pandeminë Covid-19 në Shqipëri dhe Europë dhe një investigim mbi faktin se ndërtimi është kthyer në “lavatriçen” gjigante të pastrimit të parave. “Me shumë dashuri nga Tempora: Në kohë virozash, çdo kujdes për veten është kujdes edhe…
Jo pak të afrueshëm janë shfaqur Antonela dhe Andi në takimin e tyre të parë. Duke ndenjur nën një strehë, ndërsa binte shi, Andi tha se kishte ftohtë, ndërsa i futi duart nën pallton e Antonelës. Ai nuk i kurseu batutat, ndërsa i tha: “prej krejt gocave, leshin më me kualitet e ke ti” Ndërsa në studio, pasi u pyet nga Ana, e cila moderon emisionin sonte, tha: “leshin e mirë e ka, nuk mundem ta mohoj. I futa duart për të provuar ngrohtësinë e Antonelës, jo për cilësinë e palltos”.
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e PD-së nga Durrësi, madje “i ka futur frikën” qytetarëve duke i thënë se nëse do të ishte Basha në pushtet kur ra tërmeti nuk do i gjendej pranë, por do flinte gjumë. Nuk harroi të përmendë dhe kreun e PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri, i cili tha kohë më parë që “do rrisim cilësinë e diellit”. Sipas Ramës, PD dhe Basha vetë nuk marrin vesh nga e bukura, duke përmendur dhe videon e fundit në instagram të kreut demokrat, duke gatuar. Rama: Ka ndonjë këtu në Durrës që beson se po të ishte Luli…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me bashkëbisedimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama në Durrës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bylykbashi ka kapur ‘mat’ me një lapsus kryeministrin Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit i hoqi Durrësit 300 vite histori. Kujtojmë se Rama tha sot se porti i Durresit është një port 2.400-vjeçar.
Mario Balotelli, me dashuri për shqiptarët. Në fillim të vitit të kaluar, bëri bujë për opinionin shqiptar një video e hedhur në rrjetet sociale, kur sulmuesi italian, me origjinë ganeze, u shfaq duke sharë në shqip, i nxitur, kuptohet, nga miq të tij shqiptare. 30-vjeçari, aktualisht pjesë e Monzas në Serinë B (me ambicie të mëdha për t’u ngjitur në Serinë A), në një komunikim me fansat e tij, i ka nxitur ata të bëjnë çdo pyetje që u vjen në mendje dhe njëra prej tyre ishte: Më mirë shqiptarët apo ganezët? Përgjigja e SuperMarios, në këtë rast, vjen me…
Atdheu dhe Antonela janë përfshirë në një debat të ashpër në Për’puthen, ku situata u tensionua më shumë pas fjalës “kafsha”. Debati me Antonelën: Antonela: O kafsha… Atdheu: Mos më thuaj mua kafshë, pasjellshme. Antonela: Ok më fal, u bëra e sjellshme tani. Atdheu: Kjo të thotë kafshë, ai tjetri eskortë, ça u bë këtu… Arjani: E kisha për Andin, jo për ty. Elvisi: E kishe për ne të gjithë. Atdheu nuk hezitoi të linte studion por u kthye më pas duke u treguar i prerë për gjithçka: “Është hera e fundit që kthehem në studio, Eskortë as kam qen…
Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, e përfolur për një marrëdhënie seksuale me ish-presidentin amerikan Donald Trump ka folur përsëri në detaje për episodin e tyre famëkeq duke thënë se Trump “i thoshte gjërat më të pakuptimta gjatë seksit”. Daniels shton gjithashtu se episodi i seksit me Trump ishin “90 sekondat më të këqija të jetës time”. Ajo thotë se kjo ka ndodhur në 2006, kur Trump ishte i martuar me Melania Trump. Stormy, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, foli në një intervistë mbi industrinë e porngrafisë në SHBA, dhe shtoi detaje të reja…