Author: tirana

Mjeku Arben Pilaca ka ngritur alarmin për situatën e koronavirusit në vend.Ai bëri apel që të mbyllen që nesër shkollat, transporti publik dhe aktivitetet jo thelbësore, për të frenuar pandeminë, përkundër tha ai, betejën do ta fitojë virusi. Sipas Pilacës duhet të parandalohet transmetimi. “Situata që po kalojmë është me të vërtetë kritike, unë do të thoja që nëse ne do i japim avantazh virusit ai vetëm do të na sfidojë dhe do ta fitojë ai betejën. Mekanizmi më i fortë që mund ta frenojmë pandeminë është lufta në terren jashtëspitalore. Gjurmimi, izolimi nuk mjafton, duhet të parandalojmë transmetimin sa…

Read More

Avokati Spartak Ngjela bëri sonte në ABC një deklaratë të fortë ku tha se në vendin tonë ka ministra që i kanë paguar atij që i ka emëruar nga 600 mijë deri në një milion euro në muaj. I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, avokat Ngjela u shpreh i bindur se ajo që deklaroi për ministrat është me fakte dhe se shqiptarët kanë për t’i dëgjuar. Mes të tjerave avokati tha se në ministri ka kompani që janë klientele e qeverisë. Ngjela sqaroi se ky është kapitalizmi i kontrolluar për ta mjelë lopën. Cilën lopë? “Tregun shqiptar. Kjo ka…

Read More

Dy reperë të njohur shqiptarë janë përfshirë në një përleshje fizike në Tiranë. Mësohet se në konflikt janë përfshirë reperët FINEM dhe Don Xhon. Në video e publikuar në media, shihet FINEM duke goditur reperin Don Xhon. Mësohet se në sherr janë përfshirë reperi Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Xhonatan Isufi nga Drenasi në Kosovë. Sherri midis tyre ka nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas është transferuar në rrugë, duke përdorur dhunë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Read More

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, dënoi gjuhën e urrejtjes dhe termat diskriminues të përdorur nga politikanët. Duke folur shqip, për herë të parë që pas luftës së Kosovës, iu drejtua kolegëve në Kuvend. Edhe pse u ndërpre disa herë nga kryetari Ivica Daçiç, Kamberi kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë të Beogradit që refuzoi ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin, për përdorimin e termit ofendues, “šiptari”. “Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo “Albanac”. Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jam…

Read More

Identifikohet trupi i të riut i gjetur pa jetë në brigjet e Vlorës. Viktima është Sokol Shytre 22 vjeç, banues në Tiranë. I riu u gjet në det me dëmtime në kokë. Në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, të riut i janë konstatuar disa hematoma në kokë. Ende nuk dihet nëse këto hematoma janë shkaktuar nga dhuna e ushtruar ndaj tij apo si pasojë e përplasjes me shkëmbinjtë në det. “Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth…

Read More

Kleriku i lartë iranian Ajatollah Abbas Tabrizian ka paralajmëruar sot ndjekësit e tij në rrjetet sociale “të mos u afrohen” kujtdo që ka bërë vaksinën e koronavirusit, pasi do të kthehen në homoskesualë. Komentet e tij siç pritej u kritikuan ashpër nga përfaqësues të qeverive perëndimore dhe të grupeve për të drejtat LGBT. Ayatollah Abbas Tabrizian shkroi komentet në rrjetin Telegram për 210,000 ndjekësit e tij, të shoqëruara me një retorikë të gjatë homofobike dhe dënese ndaj politikave sociale perëndimore. “Mos u afroni fare ndaj njerëzve që kanë bërë vaksinën Covid-19. Ata janë kthyer në homoseksualë,” shkruante kleriku radikal nga…

Read More

Mirko Rosa, i njohur edhe si “Mirko Floriri” ka rënë në pranga. Ish-sipërmarrësi i cili ishte dënuar shumë herë, sfidonte policinë italiane që ta arrestonin përmes videove të postuara në aplikacionin ‘TikTok’. “Mos i harxhoni paratë tuaja, nuk do të më kapni kurrë“, shkruante ai, përcjell abcnews.al. Ai u arrestua Zvicër, pas një urdhri arresti evropian të lëshuar më 21 janar të këtij viti, ku strehohej për t’i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg për një sërë veprash të rënda penale. Mirko Rosa, 46 vjeç, i njohur si “Mirko Floriri”, ra në grackën e hetuesve. Sapo mbërriti drita jeshile nga…

Read More

Edhe pse është i ndaluar me ligj, në Tiranë gëlon fenomeni i prostitucionit. Emisioni “Stop” ka regjistruar me kamera të fshehta disa punonjëse të seksit. Rasti i parë që u soll në vëmendje ishte në rrethrrotullimin e Kamzës. Atje, një punonjëse seksi ofronte trupin për 2 deri në 3 mijë lekë të reja. Prostituta: Fol! Qytetari: Sa e ke pazarin? Prostituta: Po 20-të, 30-të për një orë. Qytetari: Për një orë, po ku vemi? Prostituta: Në hotel! Qytetari: Ku? Larg? Prostituta: Ka plot, në Laprakë me 10-të mijë lekë i ke. Qytetari: Ku në Laprakë? Prostituta: Eh, te Spitali Ushtarak. Qytetari: 10 mijë lekë, e kush e paguan hotelin? Prostituta: Ti……

Read More

A abuzon qeveria me gjendjen e jashtëzakonshme? Avokati i njohur Sparak Ngjela thekson se nëse shteti abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme atëherë qytetarët duhet të ngrihen dhe ta rrezojnë. I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC News, avokat Ngjela sqaron se gjendja e jashtëzakonshme është domosdoshmëri kushtetuese, për ruajtjen e ekuilibrit shoqëror. Ngjela deklaroi se gjendja e Jashtëzakonshme nuk është vendosur ende ne Shqipëri. Avokati shpjegon se kur qeveria Abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme atëherë populli duhet të rrëzoje qeverinë dhe maxhorancën që e ka votuar në parlament këtë gjendje të jashtëzakonshme. “Gjendja e jashtëzakonshme është domosdoshmëri kushtetuese, për ruajtjen…

Read More

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë disa kamera të fshehta ku prostitucioni, edhe pse i ndaluar në Shqipëri, ofrohet hapur. Madje me zë dhe me figurë u transmetuan pamjet nga qendra e Tiranës, prapa Muzeut Historik, ku punonjëset e seksit ofronin marrëdhënie edhe në natyrë. Por në një prej kamerave të fshehta në Stacionin e Trenit, një punonjëse seksi përveç se shet trupin e saj, nuk mjaftohet dhe ofron edhe vajzën e saj të mitur, vetëm 16 vjeçe dhe shoqen e saj. Ajo e ofron fëmijën për marrëdhënie seksuale për një shumë prej 5 mijë lekësh ndërsa siguron “klientin” që…

Read More

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur kundër ndryshimit të orarit të karantinës sepse sipas tij, orari nuk zgjidh asgjë pasi 70% e vatrave janë familjare. Alimehmeti foli edhe rreth mutacionit të ri të koronavirusit ku u shpreh se akoma nuk është identifikuar ndonjë rast i tillë, por po bëhen verifikimet pranë laboratorëve. Sipas tij ka të njëjtën kohëzgjatje të simptomave dhe të njëjtën mundësi infektimi si varianti i vjetër.

Read More