Can Yaman dhe Diletta Leotta janë bashkë, e për këtë nuk ka më dyshime. Tashmë duhet të mësohemi t’i shohim bashkë, më të dashuruar se kurrë dhe përherë krah njëri-tjetrit. Gazetarja ka qenë ajo që bëri postimin e radhës, krah Can teksa përkëdhelin një kalë me nënshkrimin: Na ishte njëherë. Çifti ka kohë që përflitet se janë bashkë, por lidhjen e konfirmuan 6 ditë më parë, kur aktorin turk publikoi foton e parë me të dashurën e tij. Më herët në çdo pronocim, nuk kishte asnjë përgjigje të saktë nga dyshja. Can Yaman do të jetë protagonist në risjelljen e…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 1,143 raste të reja me koronavirus. Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 15 qytetarë. Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 683 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. NJOFTIMI: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19. Ju…
Lista zyrtare e simptomave të koronavirusit mund të ndryshojë, pasi një studim zbuloi kolla, humbja e shijes dhe erës, si dhe ethet nuk ishin shenjat e vetme të sëmundjes. Studimi i një milion njerëzve në Angli, zbuloi se pacientët e infektuar gjithashtu kishin të ngjarë të vuanin nga dhimbje koke, dhimbje muskulore, të dridhura ose humbje të oreksit. Por, rregullat aktuale të Testit dhe Gjurmimit nënkuptojnë se njerëzit që vuajnë vetëm nga ato simptoma nuk do të jenë në gjendje të bejnë një test dhe për këtë arsye mund të mos izolohen. Tamponët janë të rezervuar për njerëzit me ethe,…
Një tërmet i fortë me madhësi 7.6 të shkallës Rihter ndodhi këtë të mërkurë pasdite në lindje të Australisë, sipas matjeve të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare. Tërmeti goditi në det, me një thellësi fokale prej 10 km dhe një epiqendër 424 km në lindje të Tadine, në New Caledonia. Është vërejtur se aktiviteti sizmik veçanërisht i fortë parapriu në zonë, pasi brenda një ore e gjysmë, u regjistruan dridhje prej 6, 5,7 dhe 6,1 Rihter. Po ashtu mediat e huaja kanë lëshuar një alarm për cunam.
Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri një 12-vjecare. E mitura ka ndërruar jetë në spital. vijon…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramisht, ku një vajzë 16-vjeçare dyshohet se është vetëhelmuar. Sipas informacioneve, pasi 16-vjeçarja mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit ka shfaqur disa komplikacione. Ajo është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Tiranës. Akoma nuk dihet se cilat janë shkaqet që mund ta kenë shtyrë 16-vjeçaren të tentojë t’i japë fund jetës duke u helmuar.
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish kufizimet e vendosura sot pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë e COVID-19 në vend. Rama kërkon zbatimin e masave të reja në mënyrë rigoroze si nga partitë politike deri tek çdo individ. MESAZHI I PLOTË 🦠MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikëqyren rreptësisht. Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen…
Ashpërsimi i masave anti-Covid me zgjerimin e fashës së orës policore ka detyruar Federatën Shqiptare të Dutbollit të ndryshojë axhendën e ndeshjeve për javën e 19-të të Superligës. Qeveria e futbollit në vend ka publikuar kalenadarin e javës së 19-të, duke ndryshuar vetëm orarin. 6. Kalendari I Superliges Ndeshjet Kthehen Te Premten, Tirana Kukesi Sfida E Madhe SUPERLIGA / JAVA 19 E premte Teuta (16:00) Skënderbeu E shtunë Tirana (14:00) Kukësi Vllaznia (14:00) Apolonia Bylis (14:00) Laçi Kastrioti (14:00) Partizani
E dimë që është qejf që festa e Shën Valentinit të të gjejë çift, të marrësh e të dhurosh dashuri e surpriza të bukura, por nuk është as fundi i botës nëse kjo ditë ju gjen single. Mos vallë po mendoni se jeta juaj varet nga një mashkull? Dashurinë që do të të dhuronte dikush tjetër, mund t’ia dhurosh ti vetes tënde këtë Shën Valentin (dhe çdo ditë tjetër). E dimë që shumica prej jush po i ankohen shoqeve sesi kjo ditë po ju gjen single, por bëni mirë të mblidhni mendjen! Ndonjëherë është mirë të fokusohesh edhe tek vetja.…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se në 14 shkurt qytetarët kosovarë janë përballë referendumit të dytë për të vendosur për të ardhmen e tyre. ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt. Sipas saj, dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund “Qytetarë të dashur, në vitin 1991 ne kishim referendumin për pavarësi. Atëherë dolëm Krejt dhe vendosëm Drejt duke votuar masivisht për pavarësinë e vendit sepse e dinim vlerën e secilës votë. 30 vjet më vonë jemi përballë një…
Policia e shtetit, ditën e sotme pas kontrolleve për zbatimin e masave anti-Covid ka gjobitur 1435 persona, të cilët kishin dalë pa maska mbrojtëse. Po ashtu, Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 352 shtetas që udhëtonin me mjet pa vendosur maskën mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e…
Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje. Sipas ekspertëve, arrorët janë përgjithësisht të pasur me acide yndyrore, vitamina dhe proteina. Megjithatë ekspertët e ushqimit shpjegojnë se njerëzit nuk hanë arrorë mjaftueshëm. Një studim i fundit, doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë. Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira. Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbron nga…