Author: tirana

Pak ditë më parë është shpallur në kërkim Mikael Qosja nga Elbasani pasi dyshohet si “truri” pas atentatit ndaj Endri Alibejt më datë 29 dhjetor 2018 tek rrethrrotullimi i Metalurgjisë në Elbasan. Krahas Alibejt, në këtë atentat mbetën të vrarë Arben Dylgjeri si edhe turku Erdal Durunay. Organet ligjzbatuese dyshojnë se Qosja e organizoi atentatin pas një prishje pazaresh me grupit të tij dhe atyre të vëllezërve Alibej, ndërsa aktualisht ai ndodhet në Dubai nën mbrojtjen e një tjetër grupi kriminal me origjinë nga Elbasani. Atentati i bujshëm ndodhi rreth orës 20:30 të datës 29 dhjetor të vitit 2018 ndaj…

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një videomesazh drejtuar universiteteve dhe studentëve ka prezantuar rregullat e reja për provimet e sezonit të dimrit. “Pas një takimi të gjatë me rektorët e Universiteteve i kam dërguar një shkresë Komitetit të Ekspertëve, dua të falenderoj anëtarët e nderuar të komitetit. Besoj fort se ky është një hap pozitiv për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19. Do të kërkoja nga të gjitha Universitetet, së pari: në ato raste kur është e pamundur që provimi të bëhet online, provimi të bëhet në respekt të rreptë të masave anticovid. Të…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, komentoi në studion e News24 skandalin e korrupsionit te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, me sanitaren Tire Alldervishi dhe disa infermiere. Brataj tha se ky është një fenomen i turpshëm, por që sipas tij, nuk duhet të habitemi, pasi ka ekzistuar në gjithë këto vite në Shqipëri. “Sot lindi ky problem? Vetëm në shëndetësi është ky problem? Pse fshihemi pas gishtit, kur e dimë shumë mirë se një shkresë nuk e merrje dot pa paguar, një veprim, një koaludim. Është e turpshme ajo që ndodhi, nuk jam dakord me fenomenin. Unë kam thënë që ka…

Read More

Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1787 testime dhe kanë rezultuar pozitiv 307 persona. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve është 221 njerëz. “Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste…

Read More

Një 62 vjeçar është vënë në pranga në në Bregun e Lumit pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, në gjendje të dehur. Policia i ka sekuestruar 62 vjeçarit D.P., armën e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ai ka qëlluar në ajër. Njoftimi i plotë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative se në rrugën “Hysen Kaleshi”, tek Bregu i Lumit, një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë…

Read More

Teksa Shqipëria ka hyrë në javën e 49 të pandemisë, ende e gjithë bota ndeshet me shumë pikëpyetje. Kështu u shpreh në komisionin parlamentar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai tha se këtë herë pikëpyetjet janë më të mëdha për faktin që bota sot është shumë e ndërvarur. “Unë mendoj se shkenca u gjet para një situate të papritur. Sa i përket vaksinës unë besoj se duhet të ketë një debat të shëndetshëm shoqëror pasi sasitë e tyre janë të kufizuara. Unë mendoj që një i moshuar nuk e ka jetike të dalë sot nga shtëpia. Ka njerëz që e…

Read More

Presidenca ka reaguar menjëherë pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, publikoi në rrjetet sociale makinë e Presidentit Ilir Meta dhe shkruante se kishte shkuar në Librazhd për të dekoruar gjyshin e një qytetari të ikur nga bota shumë vite më parë. Këshilltari i Metës, Tedi Blushi shkruan se ky është një mashtrim. Sipas tij,, Meta ka shkuar sot në Librazhd pas ftesës që i është bërë nga një familje sportdashëse. Postimi i plote i Blushit: Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar…

Read More

Ana Lleshi dhe Fation Kuqari ishin një ndër çiftet më të komentuar të emisionit “Për’puthen”, të cilët e shprehën që në hyrjen e tyre pëlqimin për njëri-tjetrin. Pas disa takimeve shumë lozonjare së bashku, gjërat nuk shkuan mirë mes çiftit dhe ata nisën të thumbojnë shpesh njëri-tjetrin në studio. Me ardhjen e vajzës së re, Melisës, marrëdhënia e Anës dhe Fationit u prish thuajse totalisht, madje ata patën edhe një ballafaqim të ashpër për t’u sqaruar me njëri-tjetrin. U duk se marrëdhënia e tyre nuk do të “ngjitej” më, por duket se e paskemi pasur gabim! Ana dhe Fationi janë…

Read More

Karantina nuk paska qenë aspak e lehtë për çiftin e famshëm Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Madje, ajo ka vënë në rrezik marrëdhënien e tyre, duke i çuar drejt ndarjes. Për këtë arsye, ata kanë ndjekur një terapi në çift për ta shpëtuar marrëdhënien. Kështu ka treguar këngëtarja 51-vjeçare për “Allure”. “Ne kemi punuar për veten tonë. Bëmë terapi. Mendoj se ishte vërtet e dobishme për ne dhe marrëdhënien tonë”.- u shpreh Lopez. Duket se terapia ka dhënë efekt dhe ata janë sërish të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Madje, ata i kanë anashkaluar edhe thashethemet për tradhti nga ana…

Read More

Hackerimi i aplikacionit “WhatsApp” po bëhet për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kështu të paktën pretendon webmasteri, Gentian Progoni, i ftuar në emisionin “Opinion”. Ky i fundit është shprehur se ka informacione se po targetohen personazhe publike, në mënyrë që t’u prishin punë për zgjedhje. Më tej në fjalën e tij, Progoni është shprehur se nuk është rastësi që sulmi ka nisur vetëm pak muaj ditës së zgjedhjeve. PJESË NGA BISEDA: Gentian Progoni: Konkretisht nuk është rastësi. Po vidhet informacion pa fund para fushate. Blendi Fevziu: Ka lidhje me fushatën? Gentian Progoni: Unë kam informacione që ka shumë lidhje. Informacionet që…

Read More

Altjon Çobo, një 20-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 muaj burg, pasi u hodh nga një dritare e katit të parë të një fabrike kanabisi dhe theu këmbën kur policia bastisi pronën. Sipas mediave të huaja, 20-vjeçari, ai iu tha oficerëve se u hodh nga banesa me katër dhoma gjumi, e cila ishte e mbushur me më shumë se 100 bimë kanabis me vlerë deri në 141,000 paund sepse i tha shefi i tij. Po ashtu, mësohet se ai ishte në vend ilegalisht. Avokati i tij mbrojtës Charlie Benzies, ka deklaruar në gjykatë se i riu kishte nevojë për parë dhe…

Read More