Author: tirana

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni të Veriut ende mësojnë nga libra me përmbajtje që nxisin urrejtjen mes dy vendeve. Bëhet fjalë për librin e Gjeografisë së vitit të II-të ku thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas dhe se me pranimin e fesë islame janë shqiptarizuar. “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin veten si autokton, kryesisht ato janë popullsi maqedone që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që e ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”, thuhet në librin e Gjeografisë. Koalicioni ASH-AAA përmes një…

Read More

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa humbje jete është shënuar këtë mbrëmje në Sarandë. Një automjet luksoz tip “Range-Rover” ka përplasur një vajzë në mes të rrugës, dhe siç shihet në foto për pak sa nuk është futur në dyqanet e rreshtuara anës rrugës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. E reja ishte duke ecur teksa në momentin që është përplasur nga automjeti. Mësohet se vajza e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Read More

Dy vajza të mitura kanë vdekur pasi u hodhën nga një kullë e lartë apartamentesh, pas raportimeve se ishin bashkuar në një “grup vdekjeje” online, në dukje me tematikë nga Harry Potter. Varvara Vlasova dhe Valeria Shirshova, të dyja 12 vjeçe, kishin bërë një video të shkurtër para se të binin nga kati i 17-të i një ndërtese në Samara, në perëndim të Rusisë. Ato shiheshin duke qeshur para se njëra prej tyre të thoshte në kamera “makth” dhe më pas të qeshte përsëri, raportojnë mediat vendase. Dy vajzat ishin shoqe klase, nga familje të pasura, dhe përshkruheshin si nxënëse…

Read More

KESH ka bërë një përditësim të situatës meteorologjike në vendin tonë. Përmes një shënimi në facebook, bëhet me dije se sot gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së nesërme priten rreshje intensive shiu, në veri-lindje të vendit dhe në Malin e Zi, duke sjellë kështu një rritje të ndjeshme të nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna. Për këtë arsye, për të mos ndikuar në zonën e nën Shkodrës, KESH përgjysmon shkarkimet brenda ditës së sotme nga portat e HEC Vau i Dejës nga 700m3/s në 500 m3/s.

Read More

Klajda Gjosha u zgjodh ministre e Integrimit Europian në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo u largua nga detyra në vitin 2017, pas prishjes së koalicionit PS-LSI. Klajda Gjosha është diplomuar për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2005 në universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2006, ajo kreu studimet Master në të njëjtin universitet për Studime Europiane. Gjosha është kryetare e Forumit të Gruas në LSI si dhe anëtare e kryesisë. Ajo ka qenë gjithashtu nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përvojën e parë…

Read More

Jasmina dhe Mevlani janë përfshirë në një debat në studion e Për’puthen pasi ky i fundit i cilësoi vajzat shqiptare si femra materialiste që pëlqejnë më shumë X5-ën se sa sjelljen. Diskutimet vijuan edhe pasi u transmetua pjesa e tretë dhe kur Jasmina u pyet që të bënte zgjedhjen e javës së ardhshme, tha se nuk do ta bëjë pasi është e nevrikosur. Më pas largohet nga studio dhe dëgjohet Atdheu që i tregon Andit se duhet t’i shkojë mbrapa. Mevlani: Mos kujto se bën figurë të bukur me ofendimet nën zë. Jasmin: Mos u bë merak se kur të…

Read More

24 persona janë arrestuar në Mal të Zi si organizatorë dhe anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi, në vendet e rajonit dhe më tej në vendet e BE-së. Policia malazeze thotë se janë sekuestruar 500 kg kanabis. I njëjti grup akuzohet për trafik edhe të dy tonë e gjysmë marihuanë. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një armë gjahu, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.

Read More

Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia angleze në një anije mallrash në brigjet e Dorset në Britaninë e Madhe. Zëdhënësi i policisë së Dorset tha se misioni i shpëtimit që përfundoi me arrestimin e shqiptarëve, u krye pas një telefonate që kërkoi ndihmë rreth orës 05:40 të së martës. Një zëdhënës nga Policia e Dorset tha sot: ‘Ne morëm një telefonatë rreth orës 5.40 të së martës nga shërbimi i ndihmës së shpejtë në lidhje me një person që thuhet se kishte nevojë për kujdes mjekësor në bordin e një anijeje tregtare, të quajtur Chise Bulker, në brigjet e Portland”.…

Read More

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje, Ilir Plakut, i cili është arrestuar në Durrës për llogari të drejtësisë italiane. 55-vjeçari u vu në pranga, ndërkohë që ishte në kërkim që prej vitit 2009. Në atë kohë ai ishte në Brancaleone, Itali, dhe ishte lënë me masën e detyrimit të paraqitjes kur më pas humbi gjurmët. Më pas Plaku u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit të Cagliari, për akumulimin e dënimeve, me 5 vjet e 11 muaj burgim. Ai akuzohet si anëtar i një organizate që synonte trafikun e drogës dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik. Mediat raportojnë se…

Read More

Një pushim i vogël i përgjumur, më pak se 30 minuta në ditë, bën mirë për trurin. Shpesh gjumi i pasdites na bën të ndjehemi si të rënduar, por shkenca thotë se sekreti qëndron tek kohëzgjatja. Dhe për më tepër edhe tek mosha. Një studim është përqendruar pikërisht mbi këtë gjë, duke marrë në shqyrtim rreth 2 mijë persona mbi moshën 60 vjeç. Në përfundim të studimit rezultoi se një pushim i vogël çdo pasdite ndikon pozitivisht në performancën e trurit, në krahasim më ata që flinin vetëm gjatë natës. Mirëpo nëse dremitja e pasdites kthehej në gjumë të thellë,…

Read More

Roza Lati së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait me një mikeshën e saj, ku kanë kaluar disa ditë mjaft të bukura, kanë pushuar dhe qetësuar duke lënë mënjanë përditshmërinë e tyre. Ajo është ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer eksperiencën e saj në këto pushime, ku veçoi momentin që kishte takuar Nusretin. Ajo shprehet se ai ishte një njeri shumë simpatik, joshësh dhe e di shumë mirë se çfarë njerëzit duan. Rudina Magjistari: Si ishte ky Nusreti nga afër? Roza Lati: Shumë i shkurtër, më i shkurtë se unë. Ai shkonte në çdo tavolinë ku mund të prihej…

Read More